Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Futboll

Kolumbia mban në ajër Nejmar&Co për Katar 2022: Asnjë avion nga Brazili nuk shkel vendin tonë

21:53 / March 5, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Kolumbia
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ndeshja e kualifikuesve të Botërorit 2022 mes Kolumbisë dhe Brazilit rrezikon të mos zhvillohet për shkak të situatës me COVID-19 që do të ndikojë ndjeshëm ndeshjet e muajit mars për vendet e Amerikës Latine. Sikur të mos mungonte vetoja e klubeve evropiane për shumë lojtarë duke menduar karantinimin e detyrueshëm që pret futbollistët pas kthimit, tani është Kolumbia e cila bëhet pengesë.

“Sot do të ishte mjaft e vështirë të lejonim uljen e çfarëdo avioni që vjen nga Brazili. E përsëris, çfarëdo avioni. Nuk di si ta justifikoj duke parë situatën aktuale dhe variantet e COVID-19, ndaj nuk mund të bëjmë përjashtime. Pandemia nuk na e lejon”. Këto janë fjalët e Ministrit të Shëndetësisë të Kolumbisë, Fernando Ruiz Gomez, i cili kështu ka bërë të qartë se ka dyshime të mëdha për zhvillimin e ndeshjes mes dy ekipeve të planifikuar më 26 mars në Barrankuila.

Shtypi kolumbian thekson se kjo nuk është hera e parë kur një përfaqësueseje braziliane i ndalohet hyrja në vend për aktivitete zyrtare. Kombëtarja e basketbollit e Brazilit duhej të luante ndeshje në Kali kundër Panamasë e Paraguait për AmeriCup në fundin e shkurtit, por nuk u lejua të merrte pjesë në aktivitet për të njëjtat arsye. Tani mbetet që për çështjen në fjalë të shprehen CONMEBOL dhe FIFA, të cilat mund të vendosin shtyrjen e sfidës në fjalë, apo ta zhvendosin në një vend tjetër. 

AVION katar nejmar
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Meritonim fitoren, edhe pse me 10 lojtarë”/ Maran e ka me arbitrin pas humbjes: Na penalizuan disa vendime të pakuptimta

17:54 / October 3, 2026

Përfundon kontrata e Edi Martinit te Vllaznia, klubi shkodran e shkarkon nga detyra

20:39 / October 1, 2026

Piloti tentoi të rrëzojë avionin e linjës Dubai-Tel Aviv, dëshmitë tronditëse të pasagjerëve: Hymë me forcë në kabinë

21:39 / September 30, 2026

San Marino-Shqipëri, formacionet zyrtare/ Rikthehet Mitaj, Sina debuton me kuqezinjtë

20:25 / September 29, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.