Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Komisari i Rinasit: Ju tregoj përgjegjësit e grabitjes së 10 milionë eurove

09:48 / April 12, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
kapllan
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ish-shefi i komisariatit të Rinasit dhe një nga specialistët më të spikatur në policinë shtetit për sigurinë e objekteve të rëndësisë së veçantë, kolonel Kapllan Xhangoli përcakton përgjegjësit e drejtëpërdejtë të grabitjes së 10 milionë eurove të martën e 9 prillit.

I ftuar në emisionin “Debati në Channel One”, të gazetarit Roland Qafoku, Xhangolli deklaroi se përfshirja e ushtrisë në airport është shkelje e hapur e ligjit dhe nuk sjell asnjë vlerë sepse nuk kemi të shpallur një gjendje të jashtëzakonshme. Gjithsesi për Xhangollin tre janë përgjegjësit e grabitjes së parave:

1.

Kontrata e me kompaninë koncesionare. Në vitin 2004 kur është hartuar kjo kontratë kam qenë në drejtorinë e Rendit në ministrinë e Brendshme për mbrojtjen dhe sigurinë e objekteve të rëndëisë së veçantë. Unë dhe kolegët e mi jemi habitur nga mënyra se si është hartuar ajo kontratë. Ajo i linte fushë të gjerë veprimi koncesionarit dhe policia e shtetit ishte jashtë loje duke u mënjanuar nga detyrat që ajo ka. Koncesionari është favorizuar në dëm të interesave të shtetit shqiptar. Për mua kontrata duhet korigjuar urgjentisht.

2.

Policia e shtetit. Policai është përgjegjësi kryesor që përgjigjet përpara shtetit shqiptar dhe kushtetutës. Policia vërtetë nuk lejohet të futet me armë në pistë. Por si strukturë e policisë ajo ka detyra të veçanta. Fjala vjen ditën e grabitjes kanë udhëtuar në aeroport kreu shtetit, kryeministri dhe një personalitet i lartë i diplomacisë amerikane dhe policia duhet të bënte një plan masash. Fakti që grabitja ndodhi pikërisht atë ditë do të thotë që policia ka qenë jashtë funksionit të saj.

3.

Drejtoria e Aviacionit Civil. Kjo drejtori ka për detyrë ligjore të mbajë nën mbikëqyrje këtë koncesionar pothuajse ka qenë ortak me të. Ka patur një bord drejtues prej 13 zyrtarësh me titullarë të lartë dhe masat që duhet të merreshin nuk zbatoheshin. Habia ime më e madhe është se jetonin në një çati policia e shtetit, siguria e aeroportit TIA, koncesionari dhe nuk kontaktonin me njëri-tjetrin por komunikimi i tyre ka qenë formal vetëm me shkresa. Si ka mundësi që përfaqësues të tyre nuk komunikojnë, nuk diskutojnë dhe nuk arrijnë në konkluzione për problemet që ka aeroporti? Habia ime është që koncesionari deklaron për policinë e shtetit se nuk të njoh fare unë ty për këto probleme që ti ngre.

Komisari i Rinasit pergjegjesit
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Gjykata e Lartë shpall kandidatët zyrtarë për KLGJ, përcaktohet edhe data e zhvillimit të zgjedhjeve

14:57 / July 21, 2026

Avokati i Veliajt, Plarent Ndreca reagon pas gjobës: Njoftova gjykatën për mungesën, isha në një proces tjetër të planifikuar prej vitesh

14:51 / July 21, 2026

I akuzuar për shkelje në procedurat e prokurimit publik, shtyhet seanca paraprake për Erjon Isain dhe 15 të pandehurve

14:45 / July 21, 2026

“Shihemi në BE”, Gonzato mbyll mandatin në Shqipëri me një mesazh mirënjohjeje: Shqipëria do të mbetet në zemrën time

14:38 / July 21, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.