Do t’ju inkurajoja që të shihnit këtë pjesë të rindërtimit në një këndvështrim më të gjerë duke përfshirë edhe përmirësime në fushën e parandalimit dhe parapërgatitjes, dikur dhe do zoti sa më larg të jetë e mundur por do të ketë tërmete.
Kështu është shprehur komisonieri i BE-së për Menaxhimin e Krizave, Janez Lenarcic gjatë takimit me kryeministrin Edi Rama.
Pas tij, ka ndërhyrë Rama duke thënë: “Aman ju lutem mos e thoni se do të ngelet në lajme, jo nuk do të ketë tërmete fare. Natyra bën të sajën por ajo që thatë ju në lidhje me planin është tërësisht thelbësore, kemi pasur përmbytje që kanë shkaktuar dëme të mëdha, edhe ato janë fatkeqësi natyrore, e do të ishte mendjelehtësi nëse nuk do ta mendonim. Ne nuk parandalojmë tërmetet por duhet të parandalojmë dëmtimet e shumta. Këtu situata është e tillë, njerëzit janë shumë të tensionuar dhe nën presion”.
Lenarcic tha se prania e tij në Shqipëri është për të treguar solidaritet dhe mbështetje. “Prania ime tregon solidaritet. Synimi është që Shqipëria të mos ndjehet se këtë situatë do e kalojë vetëm. Kemi një angazhim të fortë e solid për të bërë gjithçka që është e mundur në këtë situatë të vështirë”, tha ai.
