Kreu i Shtetit Ilir Meta do të jetë në Komisionin Hetimor Parlamentar të ngritur për të ditën e hënë dhe këtë e ka konfirmuar zyrtarisht zëdhënësi i tij, Tedi Blushi.
Në një postim në Facebook ai bën të ditur se: Ditën e hënë, Presidenti Meta në ora 09:59 do të jetë në Parlament.
Lexo edhe- Ilir Meta dëshmon më 9 shtator, Komisioni Hetimor gati dosjen
Vetë kreu i shtetit reagoi dy ditë më parë me një postim në Facebook se “mezi priste të shkonte në Parlament”, në një kohë që më pas komisioni i ngritur për të tha se Presidenti do të thirret ditën e hënë, 9 shtator, në orën 10.00.
Lexo edhe- “Më çmendët me sms-të tuaja”, Meta: Mezi pres të kthehem te Parlamenti
