Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajme

Komisioni për zgjedhjet e 25 prillit/ Gogu-Alibeajt: Mblidhni veten, e hartuat rregulloren sipas mendjes tuaj!

11:52 / October 27, 20213 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Komisioni Hetimor 3 675x450 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Komisioni Hetimor është mbledhur ditën e sotme për hetimin e zgjedhjeve të 25 prillit. Kryetari i Komisionit, Enkelejd Alibeaj u shpreh se çdo anëtar ka të drejtë të shprehë kërkesat e tij.

Ndërsa gjatë fjalës së tij Toni Gogu u shpreh se që në nisje të këtij Komisioni janë shkelur ligjet, ndërsa i bëri thirrje Alibeajt që t’i kthehet logjikës së ligjit.

Gogu gjithashtu kërkoi që të mos shtyhej më votimi i rendit të ditës dhe zgjedhjes së sekretarit.

“Kanë kaluar 12 ditë dhe vendimi i Kuvendit nuk po gjen zbatim. E nisët në shkelje flagrantë edhe sot vazhdoni. Hartuat një rregullore sipas mendjes tuaj dhe jo sipas vullnetit të këtij Komisionin. Kërkesat tona për zgjedhjen e sekretarit dhe miratimin e rendit të ditës janë mohuar. Ne, shumicës na u mohua e drejta e votës në Komisionin ku do të hetojmë se si qytetarët iu mohua e drejta e votës. Sot përsërisim kërkesën tonë që t’i ktheheni logjikës së ligjit, zoti kryetar mblidhni veten dhe vini rregull sepse nuk mund të na pengoni të ushtrojmë të drejtën e votimit të zgjedhjes së sekretarit të këtij Komisioni”, tha Gogu.

Ndërkohë mbledhja ka vijuar me diskutime mes anëtarëve.

Bardhyl Kollçaku: Këtu jemi të gjithë të barabartë. Drejtojeni këtë Komision siç e do ligjit. Nuk të quhet e miratuar në parim siç thotë zoti bardhi. Si mund të miratohet me 7 kundra dhe 7 pro, apo vota e kryetarit numërohet për dy. Ju lutem të miratojmë rendin e ditës.

Petrit Vasili: Ne kemi insistuar shpesh të citojmë ligjin, pavarësisht se si ai interpretohet. Nëse ka një njeri që nuk e kupton dot ky është problem tjetër. Këtu nuk kemi kohë për të shpenzuar dhe të përdoret për alibi të bojkotimit që bën mazhoranca. Nëse ikin është vendimi i tyre politik. Por nuk mund të vijnë e të na e shesin si procedura. Po ashtu dua të them se u tha dhe u pranua që kemi pasur një draft punë të nisur nga precedentë të tjerë. Ky është një material punë i hapur për diskutim.

Alibeaj: Më bëtë thirrje për të mbledhur veten. Unë jam i mbledhur, por nuk iu mbledh dot ju. Më thatë të hedh rendit e ditës, po ua rikujtoj ligji për Komisionin hetimor në pikën 4 thotë se kryetari deklaron, nuk hedh në votim. Përcakton detyrat dhe planin paraprak të hetimit. Nuk e hedh në votim se nuk më thotë ligji ta hedh në votim.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Konflikt në familje, 43-vjeçari plagos me thikë në kokë bashkëshorten

19:04 / August 13, 2026

Zjarr i madh në Halkidiki të Greqisë, autoritetet evakuojnë me urgjencë banorët dhe mijëra pushues

18:41 / August 13, 2026

LDK tërhiqet nga marrëveshja, Abdixhiku: Le t’i mbajë të gjitha Vetëvendosje, do votojmë Presidentin konsensual

18:26 / August 13, 2026

BE-ja përgatitet për valën e re të zgjerimit, Euronews: Shqipëria pranë anëtarësimit, Brukseli nis të mendojë si do të funksionojë me mbi 30 shtete

17:21 / August 13, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.