Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Komuniteti i ri politik, Rama: Do të kërkojmë njësimin e diplomave shqiptare me ato të BE

10:26 / October 3, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
raa
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kryeministri Edi Rama, i pranishëm në konferencën Ndërkombëtare e Trendeve në Nanoteknologji (TNT2022), në fjalën e tij ndër të tjera, tha edhe se do të propozojë që diplomat e universiteteve shqiptare të jenë të barasvlershme me ato të universitetet europiane. Këtë Rama do ta kërkojë gjatë takimit për diskutimet mbi komunitetin e ri politik europian, që do të mbahet më 6 tetor. Por kreu i qeverisë, pranoi se ky proces do të jetë i vështirë dhe do të kërkojë kohën e vet.

“Të gjithë liderët e kësaj gjeografie, që përfshin vendet e BE, vendet e Ballkanit, vende që janë shumë të zhvilluara por që nuk janë në BE, si Zvicra e Norvegjia, do të mblidhen në Pragë, për të diskutuar jetësimin e idesë së një komuniteti të ri politik europian.

Së bashku me kryeministrin (e Holandës, Mark) Rutte kemi shkruar një editorial që do të publikohet nesër në “Politico” mbi disa nga drejtimet që besojmë janë shumë të rëndësishme për këtë komunitet të ri politik europian dhe ku ne si Shqipëri kemi vënë theksin ndër të tjera, tek të rinjtë dhe universiteti. Bota universitare europiane, te domosdoshmëria që të rinjtë tanë dhe universitetet tona, që janë jashtë rrjetit të universiteteve europiane të BE, të kenë mundësinë e një aksesi të barabartë.

Çka do t’i jepte hov të konsiderueshëm procesit të ndërkombëtarizimit me universitetet tona, duke mundësuar krijimin e sinergjive me universitetet europiane dhe praktikisht duke iu dhënë mundësi nxënësve tanë, që mbarojnë gjimnazet në Shqipëri, që të mos kenë nevojë të largohen për të studiuar në një universitet prestigjioz në Spanjë, Gjermani, apo Holandë, por ta gjejnë në Shqipëri mundësinë që duke hyrë në një universitet vendas, të kenë programin dhe pastaj në fund, diplomën e barasvlershme të një universiteti në Spanjë, Gjermani apo Holandë”.

Edi Rama europa
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Pamje e realitetit të trishtë”/ Rama publikon video nga ndotja në Zvërnec: Kështu duan ta shohin armiqtë e Shqipërisë europiane

08:10 / June 4, 2026

Kushte atmosferike të paqëndrueshme dhe vranësira, parashikimi i motit për këtë të enjte

08:05 / June 4, 2026

Aksident i rëndë në autostradën Tiranë-Durrës, plagosen dy drejtues mjetesh

22:22 / June 3, 2026

“Zvërneci”- Rama ironizon me pamjet e 2 projekteve të realizuara nga 2 vëllezërit nga Katari: Kështu e kuptojnë zhvillimin në harmoni me natyrën ata…

20:59 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.