Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Sociale

Konferenca “Qytetet Inteligjente”, Erion Veliaj: Piramida, qendra më e madhe e teknologjisë në rajon

13:02 / September 20, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
WhatsApp Image 2022 09 20 at 12.59.12 PM
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Në Tiranë po mbahet për herë të parë Konferenca Rajonale e Ballkanit Perëndimor “Qytetet Inteligjente”, si nxitje për shtimin e investimeve në teknologjitë e sigurta inteligjente për qytetet dhe modernizimin e shërbimeve publike. Gjatë fjalës së tij, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, tha se sfidat e digjitalizimit po marrin një rëndësi të veçantë kohët e fundit, sidomos pas sulmeve kibernetike nga Irani.

“Sfida e digjitalizimit ishte një nga bisedat kryesore në takimet që pata në Uashington. Sulmi kibernetik nga Irani, ishte jo vetëm i lig në kuptimin politik, por sepse ndërpreu disa nga shërbimet tona. Ishte një sulm me pasoja për të cilin duhet të jemi të përgatitur për çfarë kemi përpara nga pikëpamja digjitale. Zgjidhja nuk është të ‘mbyllemi’, por të jemi të përgatitur”, tha Veliaj.

Ai u shpreh se Shqipëria po investohet në fushën e digjitalizimit, duke përmendur transformimin e Piramidës në Qendrën TUMO, si Qendra më e madhe digjitale në Ballkan, ku fëmijët dhe të rinjtë mund të mësojnë kodim.

“Nga ky vit do të fillojmë mësimin e kodimit që në klasën e parë. Piramida, që dikur ka qenë mauzoleumi i diktatorit, do të jetë një vend ku të rinjtë do të mësojnë robotikën, megatronikën, për realitetet virtuale etj. Kjo do të prodhojë një ekosistem, të cilin po e pasurojmë me ‘Ecole 42’ apo ‘Factory Berlin’, shkolla ku mësohet mbi teknologjinë. Po ashtu, javën e kaluar kishim në Tiranë festivalin Digital Nomads, ndërkohë kemi investuar në aplikacione si Tirana Ime, që afrojnë qytetarët me shërbimet publike,” theksoi Veliaj.

Kompani globale tech, akademikë të mirënjohur amerikanë dhe europianë, si dhe kryebashkiakë të qyteteve të Ballkanit do të diskutojnë për dy ditë me radhë mbi Zhvillimin e Qyteteve Inteligjente në Ballkanin Perëndimor.

Erion Veliaj Qytetet Inteligjente
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Mundo Joven”: Shqipëria shpallet “parajsa e lirë” e turizmit evropian për 2026-ën

11:57 / June 6, 2026

Livadhet e Ketit, një pranverë e bardhë në zemër të Xibrës

09:41 / June 6, 2026

Balla poston foton e Shehajt në aeroport: Po ikën për pushime në Itali pasi u vetëshpall lider i protestës kundër resortit në Zvërnec

09:31 / June 6, 2026

35-vjetori i PS në Vlorë/ Rama mbledh socialistët në Sheshin e Flamurit: Investimi 4 miliardë dollarë në Zvërnec do të jetë bekim për gjithë Shqipërinë

20:40 / June 5, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.