Konflikti i shumëpërfolur Tayna-Dafina po bën xhiron e rrjetit dhe mjaftojnë detaje mjaft të vogla për të formuar lidhje me konfliktin e tyre.
Së fundmi, pjesë e debatit të heshtur është bërë edhe Adelina Ismajli dhe shkak është bërë një postim i saj në Instastory. Dhe nuk ishte një postim dosido, por freestyle i Taynës, që është marrë si diss ndaj Dafinës.
Madje, Adelian i ka thurur edhe disa lavde reperes, duke shkruar:
WOOOW! WOW! Si më paska shpëtuar kjo. Tjetër nivel. (Të flasim për komplekset, zemër)
Ka mjaftuar pikërisht ky postim që fansat të aludojnë se diva Adelina Ismajli të pozicionohet krah Taynës.
Nga ana tjetër, Dafina vijon të bëjë shoqe “rivalet” e Taynës dhe pas Melindës, i ka bërë folloë edhe Rinës.
