Një 28-vjeçar është vënë në pranga nga policia e Elbasanit pasi është konfliktuar me stafin mjekësor të urgjencës si dhe më pas ka kundërshtuar me dhunë policinë.
I riu kishte çuar me urgjencë në spital të afërmin e tij, në momentin kur është konfliktuar me stafin e urgjencës, të cilët menjëherë kanë lajmëruar efektivët e policisë.
NJOFTIMI I POLICISE
Konfliktohet me stafin mjekësor të urgjencës së spitalit, kundërshton me dhunë policinë por vihet nën pranga.
Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Elbasan, arrestuan në flagrancë shtetasin:
D.K., 28 vjeç, banues në Elbasan.
Ky shtetas ka shkuar në Spitalin e Elbasanit për ndihmë mjekësore dhe është konfliktuar me stafin mjekësor.
Pas marrjes së njoftimit menjëherë shërbimet e Policisë kanë shkuar në vendngjarje por gjatë shoqërimit ky shtetas ka kundërshtuar me dhunë Punonjësit e Policisë së Rendit.
Materiale hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan për veprën penale ” Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”.
