Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Kongresi i Lushnjës, Ruçi: Grekët në Jug, serbët e malazestë në Veri u mbështetën nga aventurierë vendas

17:35 / January 21, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Ruci
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp


Kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi ishte sot në Lushnje, ku mori pjesë dhe përshendeti në veprimtaritë e organizuara me rastin  e 99 vjetorit të Kongresit të Lushnjës.

Veprimtaritë nisën me pritjen në Bashkinë e qytetit, organizuar nga Kryetari Bashkisë Fatos Tushe, vazhduan me vizitën në shtëpinë e Kongresit historik dhe takimin festiv në qendrën e artit “Vaçe Zela”

 “Kongresi i Lushnjës konsolidoi Shqipërinë e pavarur e parlamentare, vendosi diplomacinë shqiptare në mbrojtje të tërësisë territoriale të vendit dhe filloi ndërtimin e administratës shqiptare, arsimit, shkollave dhe forcave të rendit”, ënvizoi Kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi në përshëndetjen në takimin festiv në qendrën e artit “Vaçe Zela”.

Po ashtu ai shtroi: “ Shqipëria nuk pati kohë të festonte shpalljen e pavarësisë sepse integritetit i saj u vu  në rrezik.

Kërcënimet vinin si nga synimet e fuqive të huaja e fqinje për të grabitur territore të Shqipërisë, ashtu edhe nga një pjesë e qarqeve politike, bajraktarëve e dallkaukëve vendas, të cilët e kishin zhytur vendin në anarki dhe kishin nxjerrë sovranitetin, tërësinë territoriale dhe interesat kombëtare në treg, në favor të interesave të tyre.

Grekët në Jug, serbët e malazestë në Veri, italianët në Vlorë, të gjithë këta pushtues të mbështetur nga aventurierë e arrivistë vendas, që për fat të keq Shqipërisë nuk i kanë munguar, të pasuar nga ushtritë ndërluftuese austro-hungareze, italiane e frënge gjatë Luftës së Parë Botërore e dëshironin Shqipërinë sa më të dobët e të thyeshme, për ta bërë pre të synimeve të tyre”

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Qeveria duhet të dëgjojë kërkesat racionale,” Minxhozi: Protesta ka krijuar presion, por nuk po prodhon alternativë përtej PS dhe PD

21:53 / June 26, 2026

Rama për ItalPress: Askush nuk mund ta ndalë rrugën e Shqipërisë drejt BE-së

12:54 / June 26, 2026

Ministri Lamallari, të ardhura vetëm nga paga e fonde investimi

20:36 / June 25, 2026

Rama në Poloni, pjesë e konferencës ndërkombëtare për rindërtimin e Ukrainës

10:12 / June 25, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.