Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Konkursi në Policinë e Shtetit/ Përfundojnë dy fazat e para të procesit, ja kur jepet testimi i fundit

19:34 / March 21, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
policia
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Prej para pak ditësh në ambientet e Akademisë së Sigurisë dhe Pallatin e Kongreseve ka nisur testimi me shkrim per të konkuruar për gradat Drejtues dhe Drejtues i Parë, kryekomisarë dhe komisarë në Policinë e Shtetit. Të ndarë sipas kategorisë do të jepen gradat për 12 “Drejtues të Parë”, 40 “Drejtues”, 200 “Kryekomisarë” dhe 320 “Komisarë”. Procesi kalon në tre faza, e para kriteret dhe pikët e dosjes, e dyta testi me shkrim dhe faza e tretë testi me gojë.

Mësohet zyrtarisht se deri më tani kanë përfunduar dy fazat e para të këtij procesi, faza e parë kriteret dhe pikët e dosjes dhe faza e dytë testimi me shkrim. Deri më tani kanë konkurruar në dy fazat e para, 88 kryekomisarë për gradën Drejtues, ndërsa 20 drejtues kanë dhënë testin me shkrim për gradën Drejtues i Parë. Ndërsa 600 nënkomisarë ka konkurruar për 300 vende komisarë dhe 320 komisarë për 200 vende kryekomisarë. Të gjithë aplikanët kanë marrë përgjigjet e testimit me shkrim.

Javës tjetër do të jepet edhe testi i fundit, ai me gojë dhe në fund pastaj përcaktohet marrja e gradës, ku në total uniformave blu pritet t’i shtohen 52 drejtues si dhe 520 kryekomisarë e komisarë.

Edhe pse procesi po monitorohet nga Drejtoria e Standardeve Profesionale në Drejtorinë e Përgjithshme e Policisë së Shtetit dhe po mbikëqyret nga AMP dhe përfaqësues të misioneve ndërkombëtare që asistojnë Policinë e Shtetit, ky proces nuk ka qenë transparent për mediat dhe publikun pasi nuk ka pasur afishim publik të rezultateve të testimeve të aplikantëve. News24 u interesua zyrtarisht në Policinë e Shtetit, e cila deklaroi se lista e pikëve është publike vetëm për policinë dhe punonjësit e policisë dhe jo për qytetarët.

Po ashtu, ky proces gjithashtu vjen në një fazë të rëndësishme të policisë që lidhet me vetëpastrimin e saj. Kujtojmë që 9 muajt e fundit, hetimet e Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore dhe SPAK kanë çuar në arrestimin e shefave apo drejtues policie, të cilët rezultuan të implikuar në botën e krimit duke bashkëpunuar dhe I dhënë informacion grupeve kriminale.

Konkursi Policia
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Aksident i rëndë në Zvërnec, humb jetën gazetari Enrik Mehmeti pas përmbysjes së motorit

22:18 / July 18, 2026

Humbin orientimin në malin e Çikës dy turistë gjermanë, njëri prej tyre dëmtohet pas rrëzimit

21:48 / July 18, 2026

U fut për t’u larë në det, humb jetën i moshuari në Shkëmbin e Kavajës/ Detajet e para

21:36 / July 18, 2026

Një ditë po, një ditë jo në kazino bashkë me të shoqin, “Zhdukja” e 69 milionë lekëve në Postën e Durrësit, përplasje në gjykatë mes prokurorisë dhe mbrojtjes së ish-drejtoreshës Mataj

21:30 / July 18, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.