Burgu u Koridhalos në Greqi duket se nuk gjen paqe nga trazirat. Së fundmi, një arsenal i madh armësh u gjet i fshehur nga vetë të burgosurit pas hetimeve që u kryen në të gjitha qelitë e burgut.
Shkak për këtë kontroll u bënë përleshjet e ashpra të ndodhura mëngjesi e të martës, ku janë përdorur edhe thika për të thyer barrierat ndarëse.
Në vetëm pesë orë kontroll që u kryen në tre krahët e burgut të Koridallos, u gjetën gozhda, shtiza , syze me kamuflazh. si dhe thika të mëdha të improvizuara.
Kujtojmë që pak kohë më parë pas përleshjes me një rus, mbeti i vrarë një shqiptar i burgut të Koridhalos.


