Vetëm në fundjavë në Durrës janë vendosur 967 gjoba për shkelje të qarkullimit rrugor apo mosrespektim të rregullave. Ajo çka bie në sy në shifrat e publikuara nga policia e Durrësit është se pjesa më e madhe e gjobave janë për përdorimin e celularit në timon, me 283 të tilla dhe parakalimi i gabuar me 274 gjoba.
“Gjatë 3 ditëve të fundit, Specialistët e Qarkullimit Rrugor kanë arrestuar në flagrancë 2 shtetas të cilët drejtonin automjetin në gjendje të dehur si dhe 4 të tjerë që drejtonin automjetin të pa pajisur me leje drejtimi.
Janë marrë gjithsej 967 masa administrative nga të cilat:
-Janë pezulluar 13 leje drejtimi, për drejtim të automjetit nën ndikimin e pijeve alkoolike.
-Janë marrë 51 masa administrative për tejkalim të normave të shpejtësisë.
-Janë marrë 62 masa administrative për mospërdorim të rripit të sigurimit.
-Janë marrë 274 masa administrative për parakalim të gabuar.
-Janë marrë 283 masa administrative për përdorimin e aparatit celular gjatë drejtimit të mjetit”, bën të ditur policia e Durrësit.
