“Kryebashkiaku Tonin Marinaj prezantoi sot para administratës nënkryetaren e re të bashkisë Nertila Bajramaj dhe këshilltarin e ri të kabinetit Elsamed Mukaj. Kryetari Marinaj vlerësoi kontributin dhe eksperiancat e tyre të punës dhe ju uroi suksese në detyrën e tyre të re”, shkruhet në faqen zyrtare Bashkia Malësi e Madhe.
Pas këtij publikimi u krijua ideja se ishte shkarkuar nënkryetari i mëparshëm Sytki Ndrecaj, por nga sot kjo bashki do të ketë dy nënkryetarë.
Ndrecaj tha se në këtë bashki është shtuar edhe një nënkryetare tjetër dhe se është një lapsus që ka krijuar idenë se unë jam zëvendësuar. “Do të jemi dy nënkryetarë, bazuar në vendimin e këshillit bashkiak për strukturën e administratës për vitin 2019. Unë iu uroj punë të mbarë koleges Nertila Bajramaj dhe kolegut Elsamed Mukaj”, nënvizoi Ndrecaj teksa shtoi se ka patur shumë telefonata dhe mesazhe nga miqtë e kolegët.
Me siguri kryetari aktual i bashkisë Malësi e Madhe po forcon pozitat për një mandat tjetër në këtë njësi vendore.
