Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

“Koronavirusi nuk mbijeton në ujë”, ja çfarë kanë zbuluar shkencëtarët rusë

11:41 / July 31, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
alergji koronavirus 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Shkencëtarët rusë kanë zbuluar se uji shkatërron plotësisht brenda 72 orëve koronavirusin.

Rezistenca e virusit varet drejtpërdrejt nga temperatura e ujit – 90 për qind e grimcave të virusit vdesin në ujë në temperaturë të dhomës brenda 24 orëve dhe 99,9 për qind brenda 72 orëve, tregoi studimi i Qendrës Shtetërore Kërkimore të Virologjisë dhe Bioteknologjisë VECTOR, transmeton Anadolu Agency (AA).

Uji në temperaturën e vlimit vret plotësisht dhe menjëherë virusin Sars-CoV-2, thotë hulumtimi i publikuar nga Shërbimi Federal Rus për Mirëqenie Njerëzore.

Virusi mund të jetojë në ujë në kushte të caktuara, por ai nuk shumohet as në det, as në ujë të freskët, tregoi studimi.

Megjithatë, ai mbetet aktiv deri në 48 orë në sipërfaqe çeliku të pandryshkshëm, linoleumi, qelqi, plastike dhe qeramike.

Hulumtimi zbuloi se virusi është i paqëndrueshëm dhe shumica e dezinfektuesve shtëpiakë janë efektivë kundër tij.

Ai tregoi se alkoolet etilike dhe izopropile me përqendrim 30 për qind mund të vrasin deri në një milion grimca të virusit në gjysmë minute, duke kundërshtuar studimet e mëparshme që thanë se një përqendrim prej mbi 60 për qind është i nevojshëm për të shkatërruar grimcat.

Sipas studimit, dezinfektuesit me klor kanë të njëjtin efektivitet, duke pastruar plotësisht sipërfaqet prej virusit Sars-CoV-2 brenda 30 sekondave.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Nuk keni pasur alergji më parë? Ja pse mund të shfaqen papritur gjatë jetës

16:56 / September 20, 2026

Ecja apo vrapi, cili është më i mirë për shëndetin?

15:06 / September 20, 2026

Shërbimi dentar shkon te fëmijët në zonat rurale, zgjerohet depistimi

10:15 / September 19, 2026

Neurologu: Pagjumësia kronike, një faktor që dëmton trurin

14:29 / September 18, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.