Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Kosovë/ Nxënësit shpërthejnë në lot kur kthehen në klasë pa shoqen e shokun që u vranë

21:09 / November 30, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
klasa 600x360 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Në ditën kur filloi mësimi pas festave të nëntorit, shokët e shoqet kujtojnë dy nxënësit e vrarë në Gllogjan.

Veshjet e tyre kanë një simbolikë. Ngjyra e bardhë në rrobat e tyre shfaq shpirtin e miqve të tyre, Gentës e Ledionit, kurse ajo e zeza, ngjarjen e trishtë që atyre iu ndodhi.

Para se të nisin mësimin, qindra nxënës të shkollës “Hysni Zajmi” në Gjakovë, po ndezin qirinj në nder të shoqes e shokut të tyre, që u vranë në rrethana ende të paraqarta të premten që shkoi.

Shoqja e Gentianës, që qëndroi me të deri pak momente para ngjarjes tragjike, thotë se më të kishin plane miqësie të gjata.

Lidhje të fortë me gjimnazisten kishin edhe shoqet tjera të klasës. Pjesa më e vështirë për secilin, ishte hyrja në klasë ku mungonte Genta.

Banka e dytë nga ana e majtë kishte mbetur zbrazur e aty u vendosën lule e një qiri dhe fotografia e vajzës, që të gjithë do të donin që të ishte prezente fizikisht aty.

Këtu edhe drejtori i shkollës Gjokë Tahiri, pati disa fjalë për dorasin dhe për nxënësen e shkollës që drejton. Emocionet kapluan të gjithë klasën përsëri.

Për shkak të kësaj gjendje të rënduar emocionale, nxënësit u liruan më herët nga mësimi. Humbja e dy të rinjve ka bërë që mësimdhënësit të kujdesen edhe për shëndetin e nxënësve të tjerë.

Ndërkohë në Gllogjan të Deçanit dy familjet po mbanin ditën e fundit të të pames. Pavarësisht se kanë kaluar katër ditë, numri i dashamirëve e miqve që vinin për kryeshëndosh, ishte i madh.

Kalimin e kësaj situate, më të vështirë e kanë familjarët, që para shumë vitesh kanë pasur edhe humbje tjera në luftë. Mehmeti thotë se zbardhjen e rastit ja kanë lënë insutucioneve.

E institucionet nuk kanë konfirmuar ndonjë zhvillim në lidhje me hetimet për këtë rast.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Rama në OKB: Inteligjenca Artificiale mund të fabrikojë realitetin! Rreziku më i madh, të bindë njerëzit e gabuar

19:42 / September 25, 2026

BSH: Sektori i turizmit ndikim pozitiv tek punësimi

13:34 / September 25, 2026

Nga politikani te gazetari i njohur, Bledi Mane zbulon banorët e sezonit të ri të “Big Brother VIP”?

12:55 / September 25, 2026

SHBA-Iran pranë marrëveshjes?/ Teherani konfirmon: Draft me 7 pikë, do hapim Hormuzin

12:50 / September 25, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.