Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Pa kategori

Kotzias tregon se si mund të nisë lufta në Ballkan

17:19 / January 8, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
ktozias
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Në një artikull të gjatë ku reflekton përshtypjet e tij në lidhje me librin “Mutacioni i Maqedonisë”, i Spiro Sfetas, ish-ministri i Jashtëm grek, Nikos Kotzias zbulon strategjinë që ndoqi ai dhe qeveria Tsipras në momentin që firmosën Marrëveshjen e Prespës.

“Kjo marrëveshje kënaq të dyja palët në kontestin e emrit që zgjaste prej 3 dekadash. U ra dakort që emri i ri të ishte Maqedonia e Veriut, ku përfshihej edhe emri “Maqedoni”, siç këmbëngulte Shkupi, ashtu edhe përcaktimi gjeografik i territorit, siç këmbëngulte Athina”, tha Kotzias, i cili rrëfen rolin e shqiptarëve në këtë marrëveshje.

“Ali Ahmeti, udhëheqësi kryesor i shqiptarëve në Shkup, në një prej takimeve të gjata dhe të lodhshme që pata me të më kërkoi zgjidhjen sa më parë të çështjes së emrit duke deklaruar se nëse kjo çështje zvarritej, duke bllokuar edhe rrugën e integrimit të Shkupit në Bashkimit Europian rrezikohej një mpleksje e rrezikshme ekstremizmit fetar me nacionalizimin shqiptar”, thotë Kotzias.

Marrëveshja është kundërshtuar fort në Greqi nga opozita, por sidomos nga grupimet ekstremiste greke, të cilat i mëshonin idesë së ndarjes së Maqedonisë mes Bullgarisë, Greqisë dhe Shqipërisë. Kotzias mbron sërish marrëveshjen dhe rrëzon argumentet e kundërshtarëve të saj me një kundërargument që përfshin Bullgarinë dhe Shqipërinë.

“Nëse Maqedonia do të ndahej, atëherë Greqia do të ishte përballë një rreziku të dyfishtë më të madh. Në veri do të kufizoheshim me një Shqipëri më të madhe dhe një Bullgari akoma më të madhe. Kjo do të ushqente nacionalizmin në të dyja këto vende. Le të imagjinojmë për një moment se çfarë do të ndodhte në rajonin tonë nëse zërat nacionalistë do të dëgjoheshin në Tiranë, Shkup, Athinë e Ankara. Unë personalisht nuk imagjinoj dot më pak se luftë”, shkruan ish-kryediplomati grek.

Kotzias lëvdon kryeministrin maqedonas, Zoran Zaev dhe qorton qasjen, sipas tij, irridentiste të Nikolla Gruevskit sa i takon çështjes së emrit. Ai thotë se nëse në Shkup nuk do të kishte ardhur Zaev gjërat do të ishin në vendnumëro, në mos më të përkeqësuara.

ballkan kotzias Lufta
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Përshkallëzohet konflikti SHBA-Iran:BBC: Lufta nxehet, por nafta e ruan qetësinë për momentin

09:19 / July 9, 2026

Trump, bisedë telefonike me Putin dhe Zelenskyn, diskutohet fundi i luftës

15:39 / July 5, 2026

Presidenti i Iranit: Memorandumi me SHBA, një hap i rëndësishëm drejt ndalimit të luftës, por jo një marrëveshje përfundimtare

23:01 / June 15, 2026

Lufta/ Trump: Helikopteri amerikan u rrëzua nga Irani pranë Hormuzit, ne do të kundërpërgjigjemi

20:58 / June 9, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.