Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i ka kthyer përgjigje kërkesës së Presidentit Meta për numrin e deputeëve në Kuvend dhe shpërndarjen e tyre sipas qarqeve.
Sipas kësaj përgjigje Kuvendi ka aktualisht 122 deputetë, nga 140 që duhet të ketë në total. Ndërkohë në shpërndarjen sipas qarqeve Kukësi është ai me vetëm dy deputetë. Ndërkaq, nuk dihet ende motivi i kësaj kërkese nga ana e Presidentit, teksa nuk përjashtohet mundësia e shpërndarjes së Parlamentit. Vetë kreu i shtetit nuk është shprehur për këtë.
Lexo edhe- Meta i kërkon KQZ-së listën e plotë të deputetëve të Kuvendit


