Juristi Kreshnik Spahiu tha se i gjithë sistemi politik në këto 30 vite ka dështuar në zhvillimin e shëndetësisë.
Sipas tij ka dështuar Rama, Nano, Meta madje dhe vetë Berisha që është mjek dhe e ka profesion
“Nuk mund të thuhet nëse ka pasur sukses apo dështim. I gjithë sistemi politik në këto 30 vite ka dështuar për ta bërë sistemin shëndetësor të sigurtë. Ne vazhdojmë akoma me spitalet dhe ambulancat e bëra nga Enveri. Ka dështuar Rama, Nano, Meta madje dhe vetë Berisha që është mjek dhe e ka profesion” tha Spahiu në Open.