Nuri Belba, kryetari i bashkisë Prrenjas është i ftuari i radhës në ”Vendi Im” me Edlira Prendin. Teksa sezoni veror po afron, ai ka treguar më shumë për punën dhe synimet që ka ky qytet, edhe pse nuk është bregdetar. Belba tregon se fokusi kryesor i bashkisë që ai drejton është agroturizmi.
”Synimi kryesor është që njësia Stravaj të cilën kemi hartuar projektin për rrugën 18 km, një rrugë që bashkia nuk mund ta bëjë asnjëherë më e buxhetin e saj, por qeveria siç na premtoi dhe ta mbështesë. Stravaj është një zonë shumë e bukur. Duam që dhe atje të afrohen këta njerëz sa më shumë me qendrën por të kenë dhe ata mundësi për të filluar me agroturizmin”,-thotë kreu i bashkisë Prrenjas.
Lexo edhe :
Related Posts
Nga ana tjetër, ai ka treguar më shumë për punën që ka bërë bashkia.”Gjithë Rrajca prej 30 vitesh nuk ka pasur ujë të pijshëm. Falë investimit të qeverisë në bashkëpunim me fondin shqiptar të zhvillimit dhe Bashkinë kemi një shërbim që jep 24 orë ujë të pijshëm, duke u dhënë mundësi atyre që kanë bujtina të kenë ujë; Ne kemi bërë një investim për unazën e Rrajcës një investim prej 5 km por dhe pjesa që lidh parkun me 3.5 km rrugë. Jemi në bisedime me Fondin Shqiptar për lotin e dytë. Të dyja këto investime uji I pijshëm dhe rruga, në buxhetin e bashkisë kemi dhe një fond modest për ata të rinj që duan të kthehen në zonë”,-thotë Belba.
Synimet
Guidat turistike ne po synojmë që të jenë të licensuar pasi turistët kërkojnë siguri. Ne në fakt zonat e mbrojtura kanë bërë një punë për orientimin se ku turistët shkojnë. Besoj se kjo do të marrë një zhvillim dhe jemi të fokusuar që çdo ditë të punojmë për këtë.
Nga viti 2019 vetëm në sektorin e furnizimit të ujit të pijshëm janë financuar 8 mln euro. I ka dhënë mundësi që 5 fshatra të Rrajcës të kenë ujë 24 orë, janë 4 fshatra në Qukës që të kenë ujë 24 orë pasi ka munguar prej vitesh, por qyteti i Prrenjasit ka pasur një rrjet të amortizuar që nga vitet 75 dhe u bë nga e para. U jep mundësi të gjithë zonave tona të jenë me ujë të pijshëm 24 orë. Kemi një problem në disa lagje, por që projekti I qeverisë u jep SH.A të kryejnë investime.
Synimi ynë kryesor është orientimi që ka marrë agroturizmi dhe ne të jemi pjesë përbërëse. Synimi ynë që fshatrat e bashkisë së Përrenjasit të ecin me asfalt. Kemi një bashki që lidhet e gjitha me rrugë.
Synimi kryesor është që njësia Stravaj të cilën kemi hartuar projektin për rrugën 18 km, një rrugë që bashkia nuk mund ta bëjë asnjëherë më e buxhetin e saj, por qeveria siç na premtoi dhe ta mbështesë. Stravaj është një zonë shumë e bukur. Duam që dhe atje të afrohen këta njerëz sa më shumë me qendrën por të kenë dhe ata mundësi për të filluar me agroturizmin.