Eneo Sulejmani u arrestua mbrëmjen e së enjtes teksa po transportonte 1 kg kokainë me makinë. Po ashtu, policia ka arrestuar edhe dy persona të tjerë që ishin në makinë, Shkëlqim Ostreni dhe Igli Begaj.
Sulejmanaj është edhe kryetari i Shoqatës së Transportit Ndërqytetës. Ai ishte shoferi i mjetit tip “Tiguan”, i cili tentoi të shtypte me makinë efektivët e policisë teksa i afruan për t’i arrestuar.
Antidroga e Tiranës i kishte prej disa muajsh vëzhgim dhe në ndjekje. Tre të rinjtë dyshohen si furnizues kokaine.
