Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Kriteret/ Në fund të muajit nis “vettingu” në polici. Kush largohet nga detyra dhe kush “shpëton”

17:36 / July 7, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
lleshaj hodaj
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Në fund të këtij muaji pritet të nisë procesi vetingut për drejtuesit e lartë të Policisë së Shtetit, duke filluar me Ardi Veliun.

Komisioni i Jashtëm i Vlerësimit për “Për vlerësimin kalimtar dhe periodik të punonjësve të Policisë së Shtetit, Gardës së Republikës dhe Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat, në Ministrinë e Brendshme”, ka përzgjedhur 45 emrat e parë që do t’i nënshtrohen procesit të vetingut. Subjektet e vlerësimit janë në detyrat më të larta drejtuese në Policinë e Shtetit, Shërbimin për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat dhe në Gardën e Republikës.

Dosjet e vetëdeklarimit janë tërhequr në fund të muajit maj nga Komisioni i Jashtëm i Vlerësimit dhe ka nisur puna në fazën e parë, ajo e shqyrtimit të deklaratave, kërkimit të informacioneve dhe verifikimeve përkatëse.

Sipas parashikimeve ligjore, pas procesit të hetimit administrativ, do të mbahet për çdo subjekt seancë e hapur dëgjimore. Konkretisht, bëhet fjalë për 31 drejtues të lartë të Policisë së Shtetit, duke filluar me drejtorin e Përgjithshëm, Ardi Veliu, për 12 oficerë të lartë të SHÇBA, duke nisur nga drejtori i Përgjithshëm, Muhamet Rrumbullaku, ndërsa dy të tjerë janë drejtuesit e Gardës së Republikës, komandanti Gramos Sako dhe zëvendësi i tij.

ZV.MINISTRI I BRENDSHEM

Zv.ministri i Brendshëm, Julian Hodaj, tha se ata që kalojnë të tri kriteret e procesit të rivlerësimit do të qëndrojnë në detyrë. Ndërsa ata që nuk kalojnë, largohen nga detyra, me përjashtim të rasteve kur vihet re te punonjësi, ndonjë mangësi profesionale, e cila mund të kompensohet shumë mirë nëpërmjet një procesi riformimi dhe rispecializimi në Akademinë e Sigurisë.

“Procesi ka vijuar me fazën e parë, që janë rreth 245 punonjës të funksioneve dhe gradave më të larta. Janë kërkuar dhe shkëmbyer informacione më të gjitha institucionet. Kini parasysh që bëhet fjalë për një volum të lartë informacioni. Do ishim shumë të lumtur nëse në fund të korrikut do të kishim edhe caktimin e seancave të para dëgjimore. Ligji parashikon edhe mundësinë e ish-punonjësve që mund të aplikojnë dhe t’i nënshtrohen rivlerësimit dhe për t’u rifutur në Policinë e Shtetit dhe tjetra është Akademia e Sigurisë nëpërmjet rekrutimeve të reja”, u shpreh Hodaj.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Tri bashki të jugut në pikëpyetje: Çfarë pritet të ndodhë me Memaliajn, Këlcyrën dhe Libohovën

21:36 / July 23, 2026

Spanja nxjerr në terren “zjarrfikësit” me katër këmbë: Gomarët që pastrojnë pyjet nga rreziku

21:20 / July 23, 2026

Protesta para Kuvendit, rreth 20 persona shoqërohen në polici; mes tyre edhe një gazetare

19:26 / July 23, 2026

Mesazhet private të shkencëtarëve rikthejnë debatin: Sa të sigurt ishin për origjinën e COVID-19?

19:17 / July 23, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.