TiranaNewsTiranaNews
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Sporti
  • Teknologji
Të fundit

Zbulohet këngëtarja e njohur shqiptare që do performojë në Sunny Hill në Tiranë

23:49 / August 12, 2022

Synimi i rradhës Hollywood-i, Delinda Disha ndan me ndjekësit ëndrrën e saj

23:44 / August 12, 2022

Ndodh puthja e parë te ‘Kepi i tundimeve’

23:34 / August 12, 2022

Shenjat paralajmëruese që tregojnë se vuani nga ankthi

23:29 / August 12, 2022

Gratë ukrainase tregojnë tmerrin e përdhunimeve nga ushtarët rusë

23:21 / August 12, 2022
Facebook Twitter Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Twitter Instagram
TiranaNewsTiranaNews
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Sporti
  • Teknologji
Abonohu
TiranaNewsTiranaNews
Aktualitet

Kriza më e madhe politike në Itali, që nga zgjedhjet e parakohshme dhe qeveria e re

10:08 / July 20, 20225 Min Lexim
Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
Shpërndaje
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Italia ka pasur dhjetëra qeveri prej Luftës së Dytë Botërore, dhe si e tillë, është e mësuar me kriza politike. Kriza e tanishme mes partive politike është duke u zhvilluar ndryshe pasi e ardhmja e Mario Draghit si lideri i shtetit është në qendër të diskutimit.

Draghi ka ofruar dorëheqjen javën e kaluar, pasi partia partnere e koalicionit Lëvizja Pesë Yjet, ka bojkotuar një votim të rëndësishëm në Senat. Mirëpo presidenti italian nuk e ka pranuar dorëheqjen e Draghit, të paktën deri më tani.

Draghi nuk është politikan, dhe përgjatë 17 muajve në zyrën e kryeministrit në krye të një qeverie të pazakonshme të “unitetit kombëtar”, ai ka fituar statusin e një lideri në Evropën Perëndimore për mbështetjen e tij për Ukrainën dhe përpjekjet e shumta për të kryer reforma ekonomike.

Rezultati i debatit në legjislaturë, që zhvillohet të mërkurën, do të ndihmojë që të vërtetohet nëse Draghi do të mbesë në pushtet. Për dallim nga shumë kriza të kaluara politike në Itali, në të cilat qytetarët janë dorëzuar, këtë herë shumë italianë janë duke i kërkuar Draghit që të vazhdojë punën. Nëse Draghi nuk do të mund të ringjallë koalicionin, zgjedhjet e parakohshme mund të pasojnë.

Pse kjo qeveri është ndryshe?

Presidenti italian, Sergio Mattarella i ka dhënë mandat Draghit, ish-shef i Bankës Qendrore Evropiane, që të formojë qeverinë “e unitetit kombëtar” në shkurt të vitit 2021, për të ndihmuar në ringjalljen e ekonomisë italiane, pas pandemisë së koronavirusit. Draghi e ka marrë drejtimin e kryeministrisë nga Giuseppe Conte, lider i Lëvizjes Pesë Yjet, i cili e ka lënë zyrën teksa ka tentuar të funksionalizojë programin e vaksinimit kundër COVID-19, sëmundjes që e shkakton koronavirusi. Draghi udhëheq koalicion të pazakonshëm pasi aty përfshihen edhe parti që grinden mes veti: të djathtit, të qendrës, të majtët, si dhe Lëvizjen Pesë Yjet, që e ka lënë vetëm në votën e 14 korrikut.

Kohë e keqe

Kjo krizë vjen në një kohë kyçe – për Italinë dhe Evropën. Inflacioni i lartë dhe çmimet e larta të energjisë janë duke ndëshkuar konsumatorët dhe industrinë. Draghi e ka pozicionuar veten si një prej mbështetësve të mëdhenj të ndihmës së Evropës për Ukrainën, pasi kjo e fundit përballet me luftën e nisur nga Rusia. Pas vështirësive politike për liderin britanik Boris Johnson dhe presidentin francez, Emmanuel Macron, si dhe mungesës së vërejtur të lideres gjermane, Angela Merkel në gjithë kontinentin, Draghi është shpërfaqur si zë i besueshëm dhe autoritativ në Evropë. Ai po ashtu ka punuar në kryerjen e reformave që ka kërkuar Bashkimi Evropian, si kusht për ndarjen e 200 miliardë dollarëve për rimëkëmbje nga pandemia.

Çfarë pritet të ndodhë?

E mërkura është ditë tejet e rëndësishme. Mattarela ka ftuar Draghin që të dalë para parlamentit dhe të sqarojë pse dëshiron që të japë dorëheqje. Ligjvënësit më pas bëjnë të ditura qëndrimet e tyre në debat. Teksa partitë tjera të koalicionit pritet t’i kërkojnë Draghit të qëndrojë në detyrë, Lëvizja Pesë Yjet, e dëmtuar nga largimet partiake, pritet të jetë me qëndrim të lëkundur. Vetë Draghi ka thënë se nuk do të qeverisë pa popullistët e tij në koalicion.

Votëbesim?

Qeveria e Draghit nuk ka synuar votëbesim. Mirëpo ligjvënësit nga partitë në koalicion mund të propozojnë mocione të tilla për të garantuar disiplinë. Nëse dështon diçka e tillë, largimi i Draghit bëhet gati se i pashmangshëm.

Thirrjet për të qëndruar

Një peticion online me thirrjet “Draghi, qëndro”, është nisur nga ish-kryeministri Matteo Renzi dhe deri më tani ka siguruar mbi 100.000 nënshkrime. Qindra qytetarë dhe liderë politikë kanë mbajtur të hënën marshe pro-Draghit në Romë, Milano dhe qytete tjera. Rreth 1.000 kryetarë të partive politike rivale, kanë nënshkruar një letër të hapur duke i kërkuar Draghit të qëndrojë në zyrë. Edhe qendra tjera lobuese, duke përfshirë një grup mjekësh të shqetësuar për udhëheqësinë në kohën e shpërthimeve të reja me koronavirus, janë pozicionuar për Draghin me thirrjet “të lutem rri”.

Zgjedhja e Draghit

Edhe pa Lëvizjen Pesë Yjet, Draghi mund të sigurojë lehtë shumicën në legjislaturë. Mirëpo Draghi, strategjia e të cilit ka shpëtuar valutën euro nga shkatërrimi një dekadë më parë, kur ka qenë në krye të Bankën Qendrore Evropian – ka vendosur që ndonëse ka numrat në të mirë të tij në parlament, atij mund t’i mbarojë durimi si pasojë e grindjeve mes parterëve të koalicionit.

Çka nëse Draghi largohet?

Nëse Draghi e bën dorëheqjen të pakthyeshme, hapi tjetër i përket Mattarellas. Ai mund t’i kërkojë dikujt që të formojë koalicionin, mirëpo Draghi veçse është duke formuar qeverinë e tretë prej përbërjes së tanishme parlamentare, të formuar më 2018. Ka më shumë mundësi që presidenti të shpërndajë Parlamentin dhe që zgjedhjet e reja të mbahen deri në shtator. Mandati i legjislaturës aktuale skadon në mars të vitit të ardhshëm, andaj zgjedhjet edhe ashtu nuk do të ishin larg. Një veprim i tillë mund të jetë në interes së të djathtës ekstreme, të euroskeptikëve, Vëllezërit e Italisë, pasi sondazhet tregojnë se partia mund të marrë më së shumti vota dhe që liderja e saj, Giorgia Meloni të zë pozitën e kryeministrit. /REL/

draghi
Shpërndaje. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Postime te ngjashme

Ambasadori britanik: Të gjithë emigrantët e paligjshëm do kthehen nga Anglia, s’do shkelin më kurrë në MB

23:06 / August 12, 2022

Masakra në Mal të Zi/ Ky është autori, vrau 10 persona pas sherrit për qiranë, mes viktimave dy fëmijë

22:52 / August 12, 2022

Publikohet urdhri që lejoi FBI të kontrollonte rezidencën e Donald Trump

22:48 / August 12, 2022

U gjetën pa jetë pas disa javësh në dhomat e gjumit, misteri që rrethon vdekjen e dy motrave saudite në Australi

22:41 / August 12, 2022
Shto koment

Lini një koment Cancel Reply

LABRISA - Boutique Hotel
Tirana News Tirana News
GLOBAL SECURITY
Raporto Tani
Kryesoret

Ambasadori britanik: Të gjithë emigrantët e paligjshëm do kthehen nga Anglia, s’do shkelin më kurrë në MB

23:06 / August 12, 2022

Përmbysja e kamionit me grurë në autostradë, reagon ashpër Erion Braçe: Është e shëmtuar, buka nuk shkelet! Ju zotërinj të policisë…

21:46 / August 12, 2022

Përplasen dy makina në aksin Levan-Tepelenë, 8 të plagosur në spitalin e Fierit

21:21 / August 12, 2022

“Do ketë ‘non grata’ të tjerë”- Ambasadori britanik paralajmëron: Do bëhen rutinë! Deri në fund të vitit…

20:37 / August 12, 2022
Raporto Tani
Te fundit

Zbulohet këngëtarja e njohur shqiptare që do performojë në Sunny Hill në Tiranë

23:49 / August 12, 2022

Synimi i rradhës Hollywood-i, Delinda Disha ndan me ndjekësit ëndrrën e saj

23:44 / August 12, 2022

Ndodh puthja e parë te ‘Kepi i tundimeve’

23:34 / August 12, 2022
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube

Tirananews.al do të përçojë nga ju dhe për ju Shqipërinë, të djeshmen dhe të sotmen e saj. Lajme të paanshme, analiza të thelluara dhe argëtim i larmishëm

Facebook Twitter Instagram Pinterest YouTube

Abonohu për më të fundit

Merni lajmet e fundit nga TiranaNews

© 2022 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.