Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Kroacia deporton migrantët në Bosnje, shoqërohen nga policia kufitare

20:52 / March 31, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
kroacia
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Një grup prej 93 migrantësh, të cilët u deportuan nga Kroacia në Bosnje e Hercegovinë , mëngjesin e 31 marsit, ndodhen në Qendrën e pranimit të përkohshëm në Lipa. Ata erdhën në këtë qendër të shoqëruar nga Policia kufitare e Bosnje e Hercegovinës, në koordinim me Shërbimin për çështjet me të huajt.

Mustafa Ruzhniq, drejtues i qeverisë së Kantonit të Una-Sana, tha për Radion Evropa e Lirë se më 30 mars, rreth 80 emigrantë arritën në Bosnje e Hercegovinë nga Kroacia dhe u dërguan në Qendrën në Lipa, nën përcjelljen e pjesëtarëve të policisë kufitare.

“Kam kërkuar informacione nga Ministria e Sigurisë së Bosnje e Hercegovinës, Shërbimi për çështjet me të huajt dhe Këshilli i Ministrave të Bosnje e Hercegovinës, se për cilët migrantë bëhet fjalë dhe pse ata u zhvendosën nga Kroacia në Bosnje e Hercegovinë”, tha Ruzhniq për Radion Evropa e Lirë (REL), duke shtuar se ai ende nuk ka marrë përgjigje.

Shërbimi për çështjet me të huajt nuk iu përgjigj pyetjes së Radios Evropa e Lirë lidhur me deportimin e migrantëve nga Kroacia. Ministria e Sigurisë e Bosnje e Hercegovinës tha për REL-in se sipas marrëveshjes për ripranimin midis BeH-së dhe Kroacisë, emigrantët sillen në pikën kufitare.

“Kjo është një proçedurë e rregullt dhe kjo është ajo që ne bëjmë ndaj Serbisë dhe Malit të Zi, sipas marrëveshjes me ato vende, ndërkaq ata më pas i kthejnë në vendet, të cilat i kthejnë kah vendet e tjera”, tha Admir Malagiq, zëdhënës i Ministrisë së Sigurisë së Bosnje e Hercegovinës.

Ministria e Punëve të Brendshme të Kroacisë nuk iu përgjigj pyetjes së REL-it se për cilët migrantë bëhet fjalë. Në Qendrën e Përkohshme Lipa janë akomoduar rreth 150 migrantë. Kjo qendër drejtohet nga Shërbimi për çështjet me të huajt të Bosnje e Hercegovinës. Qendra është e pajisur dhe mund të strehojë rreth 1.500 migrantë.

deporton KROACIA migrante
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Irani godet anijen luftarake të SHBA-së, koordinonte sulmet ndaj anijeve tregtare të Teheranit

22:56 / June 3, 2026

Maqedonasit kanë fobi nga gjuha shqipe, ekspertët: Po vazhdojnë të na diskriminojnë

22:04 / June 3, 2026

Tmerr në Ekuador, 8 trupa të pajetë gjenden brenda qeseve, dyshohet se i përkisnin së njëjtës familje

20:20 / June 3, 2026

Konfirmohet pjesëmarrja e Donald Trump në Samitin e NATO-s në Turqi, Rubio: Mund të jetë më i rëndësishmi në historinë e aleancës

19:56 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.