Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Kryebashkiaku socialist s’i ndahet paraardhëses: Po të tradhëtojnë bashkëpunëtorët

18:47 / September 13, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
nurrrrr
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Nuri Belba, kryetari i Bashkisë Prrenjasit ka reaguar sërish pasi paardhësja e tij iu përgjigj pasi Belna e kallëzoi penalisht. Në një reagim për mediat, Belba hedh akuza të forta kundrejt ish-kryebashkiakes së Prrenjasit, Miranda Rira.

Kryetari aktual, i dalë nga radhët e PS-së shprehet se Rira ka bërë dëme kundrejt qytetarëve në favor të interest të saj personal.

Ndër të tjera Belba shkruan se ka filluar të ketë keqardhje për Rirën pasi sipas tij, bashkëpunëtorët e kësaj të fundit kanë filluar të flasin.

“Ashtu siç pritej nga të gjithë ish “pseudokryetarja” e 4 viteve të shkuara dëm për qytetin e Prrenjasit ka reaguar duke hedhur “baltë” e “helm” mbi kallëzimin që ne si bashki i kemi bërë ditët e fundit. Natyrisht që një reagim i tillë do të vinte pasi ajo e di shumë mirë se çfarë “punësh” ka bërë në dëm të qytetarëve dhe në interes personal dhe familjar të saj.


“Ky kallzim për procedurat e ndjekura për këtë çështje të paraqitura më poshtë më foto është vetëm fillimi i auditimit dhe hapjes së dosjeve “korruptive” të bëra gjatë 4 viteve të kaluara. Unë personalisht nuk do të bie asnjëherë në “llumin” ku ti je zhytur e nga ku nuk di ç’të nxjerr goja por të siguroj se për çdo çështje të dyshimtë do të përballemi në organet e drejtësisë. Për ty kam vetëm keqardhje pasi edhe “bashkëpunëtorët” e tu më të afërt kanë filluar të nxjerrin sekrete mbi ato që ke bërë por ta dish se për çdo shkelje të ligjit do të përballesh vetëm më ligjin. Por ashtu siç e kemi paralajmëruar edhe gjatë fushatës se sapo të vinim në krye të detyrës do të bëjmë një auditim të thellë mbi çdo procedurë të dyshimtë të denoncuar edhe në media kombëtare. Sigurisht kjo nuk i pëlqen por ne nuk e bëjmë për të sulmuar atë, personalisht(familjarisht) edhe pse ka shumë gjëra për të sulmuar por sepse kemi dhënë fjalën tek qytetarët e kësaj bashkie se do ti kthejmë çdo qindarkë të marrë në rrugë korruptive dhe cilido qoftë që ka firmosur do të përgjigjet përpara ligjit”, shkruan Belba.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Neutralizohen flakët në Drenovë të Mallakastrës, dogjën 10 hektarë me ullinj dhe pyll

17:26 / August 1, 2026

Arrestimi i Ermal Beqirit në Francë, pritet ekstradimi në Shqipëri, SPAK del me njoftim zyrtar

16:37 / August 1, 2026

Dikur i burgosur prej besimit sot kardinal, Ernest Troshani rikthehet në Spaç për meshën e veçantë

15:54 / August 1, 2026

Qindra besimtarë në pelegrinazh në Teqenë e Baba Jashar Krenës në Bulqizë, nderohet figura e klerikut bektashi

14:36 / August 1, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.