Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Kryemadhi: Paratë e inceneratorëve shkak që opozita bojkotoi zgjedhjet lokale

20:54 / March 6, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
monika 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, ka deklaruar se inceneratorët ishin shkaku që opozita bojkotoi zgjedhjet lokale.

Në një intervistë televizive, Kryemadhi drejtoi pyetjen, siç tha ajo për SPAK dhe klasën politike.

“Edhe TK e mbani mend ishte një nga kauzat më të rëndësishme edhe pse e gjithë opozita ishte e përfshirë. Ishte kauza kombëtare, dhe më pas edhe inceneratorët ashtu është. A janë inceneratorët sponsorizuesit kryesor të bojkotit të zgjedhjeve lokale? Po ia bëj pyetjen edhe SPAK edhe klasës politike. Rezulton që inceneratorët kanë qenë sponsorizues për ta nxitur opozitën drejt bojkotit të zgjedhjeve lokale”, deklaroi Kryemadhi.

E pyetur nëse inceneratorët kanë paguar kryetari e PD për të ndenjur jashtë zgjedhjeve, Kryemadhi tha: “Unë nuk pretendoj që të ketë faturë me nipt dhe numër serie. Por SPAK është…ka përshtypjen ka aq dokumente, që ia ka vënë në dispozicion LSI.”

Sakaq, ngritjen e Komisionit Hetimor për inceneratorët nga Partia Demokratike, Kryemadhi e quan si veprim për të zvarritur çështjen. Sipas saj, LSI i është thënë se është lënë jashtë pasi ka pasur kërkesa edhe nga aleatët e tjerë, por nuk është e vërtetë.

“Ngritja e komisionit hetimor as denoncimit të LSI me padi, firmë e vulë.. ngritja e komisionit është ideja për ta zvarritur. Më pas lënia jashtë e LSI, është se duke qenë prezente është se argumenti ka pasur kërkesa edhe nga aleatët e tjerë, por nuk ka pasur. Është alibi. Për mua komisioni u sajua për të postuar vëmendjen dhe për të dëmtuar nëse SPAK e kishte seriozisht”, u shpreh ajo.

tirananews.al
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Ahmeti pas takimit me Ramën: Biseduam për bashkëpunimin mes dy vendeve dhe perspektivën evropiane

15:19 / November 22, 2026

Qafë Thanë/ Inagurohet sistemi i integruar i kontrollit, Mickoski: Nxit turizmin dhe bashkëpunimin mes dy vendeve

11:08 / November 22, 2026

Pa “Fol Shqip” nuk ka atdhe! / Mesazhi i Presidentit Begaj në prag të Ditës së Alfabetit

15:35 / November 21, 2026

Tirana europiane e qytetarëve/ Rama: Jo vetëm kryeqytet modern, por dhe të përballueshëm

15:22 / November 21, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.