Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Kryeministri grek Mitsotakis shpall zyrtarisht Belerin si kandidat për eurodeputet, heq dorë nga bashkia Himarë

19:22 / April 15, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
beleri mitsotakis
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Tashmë edhe zyrtarisht, Partia Demokracia e Re e kryeministrit grek Kyriakos Mitsotakis, ka prezantuar si kandidat për eurodeputet Fredi Belerin, aktualisht në burg për blerje votash.

Fituesi i zgjedhjeve lokale në Bashkinë HImarë, Beleri ka pranuar që ka marrë ofertë nga partia e Mitsotakis për ta kandiduar për eurodeputet. Nëse fiton mandatin si eurodeputet, ai heq përfundimisht dorë nga betimi për kryetar në Himarë. Ligji ynë ndalon që një kryetar bashkie të jetë deputet.

Në një pronocim për mediat greke, Beleri ka falenderuar Kyriakos Mitsotakis për mbështetjen e pandarë që i ofroi gjatë gjithë këtyre muajve, duke shtuar se “beteja që po bën nuk është personale. Është një betejë për shtetin ligjor dhe demokracinë, rregullat e së cilës duhet të respektohen nga të gjithë. Është një betejë për vlerat që përfaqëson Perëndimi dhe Europa dhe të cilat duhet të respektohen nga ata që duan t’i bashkohen familjes së madhe evropiane. Është një betejë për pjesën më të vuajtur dhe të padrejtë të helenizmit, minoritetin grek të Shqipërisë”.

Fredi Beleri në aktivitetin e Demokracisë së Re është përfaqësuar nga vëllai i tij, Leonardo, ndërsa është duartrokitur nga të pranishmit në momentin e shpalljes së emrit. Në Shqipëri po pritet Apeli u GJKKO për një vendim të formës së prerë për Fredi Belerin. Një vendim fajësie do të shpallte zgjedhje të parakoshme për Himarën ndërsa pafajësia do të bënte që Beleri të betohej si kryebashkiak.

Fredi Beleri mitsotakis
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Humbin orientimin në malin e Çikës dy turistë gjermanë, njëri prej tyre dëmtohet pas rrëzimit

21:48 / July 18, 2026

Një ditë po, një ditë jo në kazino bashkë me të shoqin, “Zhdukja” e 69 milionë lekëve në Postën e Durrësit, përplasje në gjykatë mes prokurorisë dhe mbrojtjes së ish-drejtoreshës Mataj

21:30 / July 18, 2026

Anglia ndalon shitjen e pijeve energjike për të miturit nën 16 vjeç

20:44 / July 18, 2026

Spanjë–Argjentinë, gjithçka që duhet të dini para finales së Kupës së Botës 2026

14:29 / July 18, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.