Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut: Propozimi i Francës do të analizohet në kohën e duhur

17:23 / June 19, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
dimitar
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski pas mbledhjes me koalicionin qeveritar, tregoi se me partnerët e koalicionit kanë unifikuar qëndrimin që zgjedhjet e reja të mbahen në afatin e rregullt në vitin 2024, pavarësisht kërkesave dhe insistimeve nga opozita.

I pyetur rreth propozimit francez, Kovaçevski tha se nuk do ta komentojnë derisa të miratohet në Bullgari.

“Ndjekim zhvillimin e ngjarjeve në Republikën e Bullgarisë, nëse atje ky propozim miratohet, dhe pasi të miratohet, kur të dorëzohet zyrtarisht në Republikën e Maqedonisë së Veriut, atëherë normalisht që do të jetë objekt i analizave në detaje dhe do të shpërndahet me institucionet në shtet”, deklaroi mes tjerash Kovaçevski.

Takimi i partnerëve të koalicionit erdhi menjëherë një ditë pasi u mbajt mbrëmë protesta nga partia opozitare OBRM-PDUKM për rrëzimin e qeverisë aktuale.

Mësohet se Franca ka përgatitur një propozim për zgjidhjen e grindjes mes Shkupit dhe Sofjes duke ngjallur shpresa se deri në fund të muajit mund të zhbllokohet proçesi i anëtarësimit në BE.

Propozimin e Parisit për heqjen e vetos së vendosur nga Bullgaria në negociatat për anëtarësimin, për të cilin flasin të gjithë, deri tani nuk e ka parë askush.

Jo zyrtarisht thuhet se ai parashikon që kërkesat e palës bullgare të përfshihen në kornizën negociuese të Maqedonisë së Veriut dhe BE-ja të jetë garantuese për realizimin e tyre.

FRANCA maqedoni e veriut propozim
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Zjarret në Kanada mbulojnë SHBA-në me tym, mbi 100 milionë njerëz përballen me ajër të rrezikshëm

08:48 / July 18, 2026

Si lobimi i fuqishëm bujqësor ndaloi reformën e pesticideve në Europë?!

08:45 / July 18, 2026

SHBA intensifikon sulmet ndaj Iranit, përshkallëzohen tensionet në Gjirin Persik

07:47 / July 18, 2026

Tinguj shqiptarë në Hollywood/ Iso-polifonia shqiptare bëhet pjesë e kolonës zanore të “The Odyssey” të Christopher Nolan

18:08 / July 17, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.