Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Kryetarët e Komisioneve të Jashtme të 12 vendeve perëndimore letër Borrellit e Lajçakut: Hiqni masat ndaj Kosovës

09:45 / December 13, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
900 0 1695672849xborrell e lajcak te japin doreheqje menjehere 616 600x360 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kryesues të Komisioneve të Punëve të Jashtme të parlamenteve të 12 vendeve europiane përmes një deklarate të përbashkët drejtuar Përfaqësuesit të Lartë për Politikë të Jashtme dhe zëvendëspresidentit të Komisionit Europian, Josep Borrell dhe përfaqësuesit special të BE-së për Ballkanin Perëndimor, Mirosllav Lajçak, kanë kërkuar të hiqen të gjitha masat negative të vendosura ndaj Kosovës dhe që të rinisë bashkëpunimi i plotë me Qeverinë e Kosovës.

Ambasadori i Kosovës në Britani të Madhe, Iliri Kapiti ka publikuar këtë letër dhe ka falënderuar deputeten britanike Alicia Kearns që ka marr drejtimin në këtë çështje të rëndësishme.

“Unë jam thellësisht mirënjohës për letrën drejtuar Josep Borrellit dhe Miroslav Lajcakut nga kryetarët e Komitetit të Jashtëm të disa vendeve evropiane, përfshirë Britaninë e Madhe. Përmbajtja e letrës pasqyron kritika të rëndësishme dhe urgjencën e adresimit të realitetit aktual ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Serbisë.Unë e përgëzoj deputeten Alicia Kearns për marrjen e drejtimit në këtë çështje të rëndësishme dhe falënderoj të gjitha Kryesuesit për kontributin e tyre”, shkruan ambasadori.

Deklarata është nënshkruar nga Alicia Kearns (kryetare e Komisionit të Punëve të Jashtme të Parlamentit të Mbretërisë së Bashkuar), Michael Roth (kryetar i Komisionit për Punë të Jashtme të Bundestagut, Gjermani), Charles Flanagan (kryetar i Komisionit për Punë të Jashtme dhe të Mbrojtjes, Republika e Irlandës), Pavel Fischer (kryetar i Komisionit për Punë të Jashtme, të Mbrojtjes dhe Sigurisë të Senatit të Republikës së Çekisë), Rihards Kols (kryetar i Komisionit të Punëve të Jashtme të Parlamentit të Letonisë), Marek Zhenishek (kryetar i Komisionit të Punëve të Jashtme të Parlamentit të Çekisë), Zhygimantas Pavilionis (kryetar i Komisionit të Punëve të Jashtme të Parlamentit të Lituanisë), Marko Mihkelson (kryetar i Komisionit për Punë të Jashtme të Parlamentit të Estonisë), Mark Demesmaeker (kryetar i Komisionit për Punë të Jashtme të Senatit të Belgjikës), Domagoj Hajdukoviq (kryetar i Komisionit për Çështje Europiane i Parlamentit kroat), Michael Jensen (kryetar i Komisionit për Politikë të Jashtme të Parlamentit të Danimarkës), Lia Quartapelle (zëvendëskryetare e Komisionit për Punë të Jashtme dhe Çështje Europiane e Parlamentit të Italisë), dhe Ekaterina Zaharieva (zëvendëskryetare e Komisionit për Politikë të Jashtme në Asamblenë Kombëtare të Bullgarisë.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Rama feston mbylljen e Kapitullit 20 me delegacionin shqiptar: Pa e sjellë flamurin e Shqipërisë këtu, nuk i ndahemi kësaj pune

19:28 / October 13, 2026

Përshkallëzohet protesta te Ministria e Arsimit/ Shkulen kangjella, thyhen xhamat e institucionit

15:52 / October 13, 2026

Rama mbledh nesër grupin e PS dhe ministrat, zbardhet axhenda! Në fokus te diskutimeve ‘Prania Besnike’ dhe ‘Pasqyrë Albania’

14:28 / October 13, 2026

Shqipëria, më pranë anëtarësimit/ Marta Kos: Vendet kandidate po japin rezultate, ne duhet të përmbushim detyrimet ton

11:15 / October 13, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.