Në orën 16:00 ish-kryetari Përparim Shametaj (njëkohësisht edhe kryetar i PD-së) është larguar. Report Tv sjell pamjet e momentit kur Shametaj përshëndetet me administratën pas drejtimit 4 vite të bashkisë.
Më pas ka ardhur i zgjedhuri i ri Pëllumb Binaj nga radhët e socialistëve. Pas marrjes së detyrës së kryetarit të ri, Gjiknuri, koordinator politik i PS-së në qarkun e Vlorës vlerësoi ish-kryetarin. “Ish-kryetari pavarësisht urdhrave politikë ishte bashkëpunues dhe nuk nxori asnjë problem dhe mendoj që dua ta falenderoj për punët e mira që ka bërë”, tha ai, raporton Report tv.