Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajme

Kthehen në Kosovë trupat e 7 shqiptarëve të zhdukur, Kurti: E madhe është dhimbja e kësaj dite

15:48 / September 30, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
trupat 770x433 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Në pikën kufitare në Merdare kanë arritur shtatë trupat dhe dy të tjerë të cilët janë ribashkim që i takojnë masakrës së kryer nga forcat serbe në Rezallë.

Instituti i Mjekësisë Ligjore do të ekzaminojë sërish këta trupa, e më pas do të organizohet ceremonia e varrimit. Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti tha se kanë për detyrë që para Serbisë të këmbëngulin për drejtësi dhe të dihet për fatin e mbi 1600 personave.

“E madhe është dhimbja e kësaj dite, i dhimbshëm dhe i ftohtë ky ritakim i familjarëve. Nuk ka fjalë që mund të plotësojë boshllëkun për më te dashurit e juaj. Masakra në Rezallë është dëshmi e gjenocidit në Kosovë. Sot pas 22 vjetësh na u kthyen personat që ishin groposur në Kizhevak të Serbisë”, ka thënë Kurti.

“Qeveria jonë është duke ndërmarrë gjitha hapat për drejtësi për viktimat që në të ardhme të mos përsëriten kurrë këto krime”, ka shtuar ai.

Kryetari i Skenderajt, Bekim Jashari tha se këta trupa po kthehen sërish në vendlindjen e tyre. Ai ka bërë thirrje që bashkësia ndërkombëtare të bëjë presion ndaj Serbisë, që të tregojë për vendndodhjen e personave të pagjetur që nga përfundimi i luftës në Kosovë.

Ndërsa Andin Hoti, i biri i veprimtarit të zhdukur të çështjes kombëtare Ukshin Hoti, tha se masakra e prillit 1999 rikthehet sot në kujtimet e tmerrshme me varrimin e shtatë trupave dhe dy ribashkimeve.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Dalin pamjet nga martesa private e Ronaldos me Georginën

15:01 / August 17, 2026

AMA i përgjigjet PD-së: Vetëm 5 operatorë nuk kanë marrëveshje me DigitAlb dhe Tring

14:53 / August 17, 2026

Karakaçi inspekton punimet në autostradën Tiranë-Durrës: Synojmë përfundimin para afatit

14:02 / August 17, 2026

Lamallari: Do të ngrihet njësi e re në Polici për krimet mjedisore

13:50 / August 17, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.