Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pak minuta më parë në Fier.
Ditën e sotme rreth orës 16: 05 në fshatin Sektor-Seman, Fier, dyshohet se është vetëvarur pranë banesës së saj (në kasollen e bagëtive).
Burime për albeu.com bëjnë me dije se viktima është Esma Shabani 57 vjeçe.
Në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor dhe po punohet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.