Laçi dhe Vllaznia u kualifikuan në gjysmëfinalet e Kupës së Shqipërisë.
Skuadra kurbinase kaloi turin vetëm përmes penalltive, pasi në sfidën e dyfishë më Egnatian barazoi dy herë, 1-1 dhe 0-0. Nga pika e bardhë futbollistët e Laçit u treguan më të saktë duke shënuar tre here, ndërsa ata të Egnatias dy herë.
Vllaznia fitoi 1-0 ndaj Flamurtarit duke e çuar rezultatin e përgjithshëm të dy sfidave në 3-1, pasi kishte fituar ndeshjen e parë me shifrat 2-1. Vlonjatët u treguan më kërkues gjatë gjithë sfidës pasi duhet të përmbysnin humbjen e ndeshjes së pare.
Kapiteni i kuqezinjve, Andi Ribaj ishte protagonist duke krijuar dy raste të mira për të shënuar dhe goditi një herë dhe shtyllën.
Goli i shkodranëve u shënua në minutën e 70 nga Mustedanagiç.
