Kukësi do të luajë të enjten, në orën 20:00, ndeshjen e kthimit ndaj Debrecenit. Është shumë e vështirë për verilindorët të kalojnë në fazën tjetër të Ligë së Europës, pasi ndeshja e parë përfundoi 3-0 për hungarezët.
Nga ana tjetër klubi beson ne kthimin e rezultatit dhe kështu ka nxjerrë çmimet e biletave dhe fton fansat të jenë të pranishëm në stadium.
Përmes një njoftimi në faqen zyrtare në “Facebook” ata kanë bërë publike çmimet e biletave, për sfidën që do të luhet në “Elbasan Arena”. Bileta më e lirë është 200 lek, ndërsa në tribunën VIP kushton 2000 lek.