Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Kunati i anëtares së KPK kapet me korrupsion, kush është pedagogu që mori 150 euro për provimin

10:21 / January 9, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
stop 2
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Një ditë më parë në emisionin investigativ “STOP” u publikua një video e pedagogut të urgjencës mjekësore, Besnik Faskaj, i cili i mori 150 euro një studente për ti bërë notën e provimit nga 4 në 8.

Ndërkohë ai është pezulluar dhe SPAK ka marrë pamjet filmike për të nisur hetimet. Por kush është profesori Faskaj?

Mësohet se ai është kunati i Alma Faskaj, anëtares së Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që heton prokurorët dhe gjyqtarët. Ndërkohë bashkëshorti i Almës, Idajet Faskaj mban një detyrë të lartë në Ministrinë e Brendshme, Drejtor i pergjithshem i Zyres Qendrore Kombetare Interpol Tirana.

BISEDA E STUDENTES ME PEDAGOGUN

Studentja: Gjithsesi profesor, unë e kam këtu, që më është bërë ferr ky provimi. E kupton? Më është bërë shumë ferr edhe…A, i paskam këtu (për lekët).

Pedagogu Besnik Faskaj: Aman o ti, si e kanë bërë të tjerët. Ata kanë kopjuar, i kanë bërë, s’i kanë bërë etj.

(I jep 150 Euro)

Pedagogu Besnik Faskaj: Sa e vret mendjen ti.

Studentja: Jemi në rregull bashkë?

Pedagogu Besnik Faskaj: Mbetet… ja t’i them asaj.

Studentja: Profesor, unë kam edhe këtë pjesën, që kam mesatare edhe e kupton? E dua një farë note!

Pedagogu Besnik Faskaj: Do ta shohim atë ne!

Studentja: Në qoftë se s’prish punë, ma thuaj!

Pedagogu Besnik Faskaj: E di ku është…Ajo sforco më e madhe, është të bëj ndryshimin. E ke parasysh? Nuk ka rëndësi nota. Të bëj ndryshimin atje, që mos të kem konflikte.

Studentja: Ishalla bëhet, po gjithsesi më telefono dhe më thuaj!

Pedagogu Besnik Faskaj: Gjithsesi do të njoftoj!

Në sistem studentes i ishte hedhur nota 4, por pas marrjes së parave, profesori Faskaj ndërhyn dhe e ndryshon duke e çuar në 8. Sot Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion (SPAK) sekuestroi pamjet filmike dhe materialet shkresore, për të nisur hetimet për rastin në fjalë.

“Kjo është shumë institucionale dhe e thashë që jo më larg se sot, SPAK, institucioni më i ri i drejtësisë në vend erdhi dhe tërhoqi materialet. Nuk ka nevojë për pamje filmike për shkak të hetimit që po ndodh. Kam përshtypjen dhe bindjen që gjërat po shkojnë në vendin e duhur. Faleminderit SPAK”, tha drejtuesi i emisionit Saimir Kodra.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Analiza e CNN: Trump rrezikon t’i kushtojë sërish humbje republikanëve në vitin 2028

17:34 / November 15, 2026

Sulmuan me armë kishën ortodokse në Jordani dhe vranë nëntë persona, dënohen me vdekje tre autorët

16:07 / November 15, 2026

OSBE vëzhgon drejtësinë: 7 sfida për gjykatat e posaçme

16:02 / November 15, 2026

Tiranë/ Gjendet pa shenja jete në makinë 39-vjeçari, dyshimet e para

15:07 / November 15, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.