Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajme

Kur do të jenë gjerësisht të disponueshme në të gjithë botën, vaksinat anti-Covid?

22:35 / May 25, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Screenshot 2021 05 15 at 11.42.01 AM
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ekspertët thonë se duhet të mbërrijë viti 2023 ose më vonë, përpara se të vaksinat kundër koronavirusit të jenë gjerësisht të disponueshme në disa vende. Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Izraeli dhe Britania e Madhe, janë ndër kombet ku rreth gjysma ose më shumë e popullsisë, ka marrë të paktën një vaksinë.

Në disa vende, përfshirë Afrikën e Jugut, Pakistan dhe Venezuelë, janë vaksinuar më pak se 1 për qind e njerëzve janë vaksinuar. Në gati një duzinë vendesh – kryesisht në Afrikë – nuk ka pasur ende asnjë vaksinim. Dallimet pasqyrojnë një përzierje faktorësh, duke përfshirë fuqinë blerëse, kapacitetin e brendshëm të prodhimit, qasjen në lëndët e para, dhe ligjet globale të pronësisë intelektuale.

SHBA-ja ka mbështetur heqjen përkohësisht dorë nga mbrojtja e pronës intelektuale për vaksinat anti-Covid. Por nuk është e qartë nëse do të ketë një marrëveshje globale për këtë çështje, dhe nëse po, a do të ndihmonte apo jo në përshpejtimin e prodhimit të vaksinave.

COVAX, një projekt i mbështetur nga Organizata e Kombeve të Bashkuara për të siguruar qasjen e vaksinave në nivel global, është shumë pas planit që kishte shpallur disa muaj më parë, pjesërisht për shkak të ndalimeve të eksportit dhe grumbullimit të rezervave nga disa vende.

Në muajin prill, studiuesit e Universitetin Djuk thanë se edhe me ndihmën e nismës COVAX, shumë vende nuk do të ishin në gjendje që të arrinin mbulimin në masën 60 për qind deri në vitin 2023 ose më vonë.

“Shtetet e Bashkuara, Evropa dhe kombet e tjera të pasura, kanë porositur të parat gati të gjitha dozat e vaksinave që janë në dispozicion, ndërsa tani vendet e tjera, edhe duke pasur paratë për t’i blerë ato, janë vënë në radhë duke pritur”- thotë Metju Kavanag, ekspert i politikës globale shëndetësore në Universitetin Xhorxhtaun.

Kina dhe Rusia, janë midis vende të mëdha që janë zotuar të dhurojnë vaksina për kombet e tjera në nevojë. Ndërkohë vendet e tjera, përfshirë SHBA-në dhe Britaninë e Madhe nuk po ndajnë ende me të tjerët rezervat e tyre, edhe pse janë zotuar që ta bëjnë këtë. Pra mungesa globale e vaksinave pritet që të vazhdojë edhe për vitet që do vijnë. “Nuk ka vaksina të mjaftueshme për të pasur një fushatë globale vaksinimi”- tha Kavanag. / medicalxpress – bota.al

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

BE-ja i kërkon Kosovës respektimin e ligjit/ Palatova takon Sveçlën dhe Konjufcën

19:03 / August 25, 2026

Arrihet marrëveshja/ Kristjan Asllani një hap larg transferimit në Lindjen e Mesme

18:42 / August 25, 2026

Kanadaja vendos tarifa të reja ndaj mallrave amerikane, ja si mund ta dëmtojë SHBA-në përshkallëzimi i luftës tregtare

18:21 / August 25, 2026

Territorialja/ Kryebashkiakët e PD i ankohen Kongresit të Autoriteteve Lokale dhe Rajonale të Këshillit të Evropës

16:58 / August 25, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.