TiranaNewsTiranaNews
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Sporti
  • Teknologji
Të fundit

Meta prezanton programin e shëndetësisë, nga dyfishimi i pagave për mjekët te ilaçet falas për pensionistët

12:16 / March 31, 2023

Bota në ethet e luftës, Kina planifikon aneksimin e gjysmës së Rusisë

12:03 / March 31, 2023

Mbi 22 mijë shqiptarë morën viza 10-vjeçare për SHBA, Yuri Kim: Respektoni rregullat dhe fitoni

12:02 / March 31, 2023

Alibeaj mbledh grupin parlamentar, ja deputetët e pranishëm

12:00 / March 31, 2023

Georgina zbulon vendin më të çuditshëm ku ka bërë dashuri me Ronaldon

11:51 / March 31, 2023
Facebook Twitter Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Twitter Instagram
TiranaNewsTiranaNews
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Sporti
  • Teknologji
Abonohu
TiranaNewsTiranaNews
Rajon&Bota

Kurti diskuton propozimin e BE-së me përfaqësuesit e shqiptarëve dhe boshnjakëve në Serbi

20:21 / February 4, 20232 Min Lexim
Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
Shpërndaje
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka diskutuar të shtunën propozimin e Bashkimit Evropian për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë, me përfaqësuesit e shqiptarëve dhe boshnjakëve në Kuvendin e Serbisë.

Kurti, së bashku me ministrin e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, kanë pritur të shtunën në Prishtinë, deputetin shqiptar, Shaip Kamberi, kryetarin e partisë SDA Sanxhak, Sulejman Ugljanin, dhe dy deputetët tjerë boshnjakë: Enis Imamoviq dhe Sellma Kuçeviq.

Në një njoftim për media, Zyra e Kryeministrit ka thënë se “komunitetet e ndryshme pa dallim duhet të trajtohen në kuadër të principeve universale e në harmoni të plotë me standardet e Bashkimit Evropian” dhe se të drejtat e komuniteteve joshumicë në Kosovë dhe Serbi, pasqyrojnë “demokracinë dhe zhvillimin tonë si shoqëri”.

Katër zyrtarët kanë thënë se janë të pakënaqur me statusin e shqiptarëve dhe boshnjakëve në përgjithësi në Serbi, por kanë theksuar situatën në komunat e Novi Pazarit, Tutinit e Sjenicës në Sanxhak si dhe të Preshevës, Medvegjës e Bujanocit në Luginë.

“Ata kërkuan reciprocitet të të drejtave me serbët në Republikën e Kosovës”, është thënë në komunikatë.

SDA Sanxhak i ka dy deputetë në Kuvendin aktual të Serbisë, ndërsa “Koalicioni i Shqiptarëve të Luginës” e ka një deputet.

Propozimi i BE-së për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë u është dorëzuar Kosovës dhe Serbisë në fund të verës, por përmbajtja e tij nuk është bërë publike.

Radio Evropa e Lirë ka pasur qasje në një version të tij, ku nuk përmendet njohja reciproke mes dy vendeve, por përkushtimi i tyre për të mos e penguar njëra-tjetrën në proceset integruese.

Kosova dhe Serbia kanë nisur negociatat për normalizimin e marrëdhënieve më 2011, me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian.

Procesi i negociatave pritet të përfundojë me marrëveshje ligjërisht të detyrueshme.

Ndonëse Kosova deklaron se kjo marrëveshje duhet të përfshijë njohjen e ndërsjellë, Serbia nuk pranon, duke insistuar në “zgjidhje kompromisi”./ Rel

BE kurti
Shpërndaje. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Postime te ngjashme

Bota në ethet e luftës, Kina planifikon aneksimin e gjysmës së Rusisë

12:03 / March 31, 2023

Eurodeputetja Eva Kaili reagon nga burgu i Brukselit: Në fillim kam menduar vetëvrasjen

10:16 / March 31, 2023

Turqia i hap rrugë pranimit të Finlandës në NATO

10:11 / March 31, 2023

FOTOT/ Zjarri i Notre Dame zbulon një surprizë të madhe të fshehur në arkitekturën e saj

09:45 / March 31, 2023
Shto koment

Lini një koment Cancel Reply

Posta Shqiptare
Tirana News
LABRISA - Boutique Hotel
Tirana News Tirana News
GLOBAL SECURITY
Raporto Tani
Kryesoret

VIDEO/ “Një kënd lojërash për moshën e tretë”, befason kryebashkiaku i Kamzës, Suli: Të lozin

11:18 / March 31, 2023

Lidhjet ruse të Kryemadhit, Taulant Balla: Kanë dalë aksionerët, janë në listën e zezë të SHBA-së

10:49 / March 31, 2023

Burri vret gruan në Itali, viktima telefonoi djalin: Babai yt po më lëndon

10:41 / March 31, 2023

Kandidati i Alibeajt në Lezhë “sulmon” Berishën: Demokratët të mos ikin te streha provokuese e PL-së

10:32 / March 31, 2023
Raporto Tani
Te fundit

Meta prezanton programin e shëndetësisë, nga dyfishimi i pagave për mjekët te ilaçet falas për pensionistët

12:16 / March 31, 2023

Bota në ethet e luftës, Kina planifikon aneksimin e gjysmës së Rusisë

12:03 / March 31, 2023

Mbi 22 mijë shqiptarë morën viza 10-vjeçare për SHBA, Yuri Kim: Respektoni rregullat dhe fitoni

12:02 / March 31, 2023
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube

Tirananews.al do të përçojë nga ju dhe për ju Shqipërinë, të djeshmen dhe të sotmen e saj. Lajme të paanshme, analiza të thelluara dhe argëtim i larmishëm

Facebook Twitter Instagram Pinterest YouTube

Abonohu për më të fundit

Merni lajmet e fundit nga TiranaNews

© 2023 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.