Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Kurti shuan zërat për marrëdhënien me Ramën: Kemi mospajtime, por s’e kemi luksin të zihemi

09:56 / March 31, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
rama kurti
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka treguar edhe njëherë për marrëdhëniet e qeta me homologun e tij Edi Rama. Edhe pse prej kohësh spekulohet një ftohje e marrëdhënieve mes tyre, Kurti sqaroi se pavarësisht disa mospajtimeve, Kosova dhe Shqipëria do të bashkëpunojnë, dhe si rrjedhojë nuk është në interes të asnjë pale të ketë një raport të ngrirë.

Pak ditë pasi situata në Kosovë po vlon pas marrëveshjes Kosovë-Serbi në Ohër, Kurti nuk është ndalur vetëm aty, ndërsa i ka qëndruar pohimit se Serbia i ka dhënë Kosovës një njohje de facto. Kurti nënvizoi se bashkëpunimi nuk është zgjedhje, por obligim mes Kosovës dhe Shqipërisë.

“Nuk ka qenë asnjëherë i përkeqësuar, por ne i kemi dallimet e kemi edhe mospajtim. Jemi dy kryeministra që nuk e kemi jo luksin, por as të drejtën të mos bashkëpunojmë. Kushdo që është kryeministër në Shqipëri, kryeministri i Kosovës e ka për detyrë të komunikojë e bashkëpunojë për kundër dallimeve, sepse edhe interesat e qytetarëve tanë dhe kombit mbarë në përgjithësi na kërkojnë një detyrë e një përgjegjësi të tillë”, ka thënë Albin Kurti.

Kurti, ka folur edhe për qëndrimin e tij për Ballkanin e hapur. Kreu i qeverisë së Kosovës është shprehur se një iniciativë e tillë, nuk ka strategji pra është shterpë.“Nuk kam qëndrim tjetër. Ballkani i Hapur, me sa e di unë as ëebsite nuk ka. Pra, është një iniciativë që nuk ka as platformë, as kontratë themelore, nuk ka as strategji, as plan veprimi”.

Albin Kurti Edi Rama
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Nënë e tre fëmijëve në burg me foshnjën, caktohet seancë urgjente në Tiranë

19:18 / July 22, 2026

Zjarr në Voskopojë, zjarrfikësit dhe shërbimi pyjor në operacion për shuarjen e flakëve

18:37 / July 22, 2026

Aksident i rëndë pranë Unazës së Madhe, një viktimë dhe dy të plagosur

18:02 / July 22, 2026

Kanë punë, por jo shtëpi: Kriza e banesave në Holandë krijon një kategori të re të pastrehësh

17:43 / July 22, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.