Detaje të reja kanë dalë nga ngjarja e rëndë në Korçë, ku u gjet i vrarë 57-vjeçari Gramoz Nako, e më pas u vetëvra kunati i tij si i dyshuari kryesor për ngjarjen.
“BalkanËeb” ka siguruar fotografinë e 57-vjeçarit Nako, i cili dyshohet se është vrarë nga kunati i tij i moshuar.
Ndërkaq mësohet se në shtëpinë e 57-vjeçarit të vrarë dje mungonte një shumë prej 13 mijë eurosh.
Gjithashtu, në kantieren e viktimës janë gjetur çarje e grisje të saj, çka tregon se personat janë përleshur. Viktima e sotme, Sefedin Zenellari, ishte vëllai i gruas së Gramoz Nakos. Ai ishte baba i dy fëmijëve, por i divocruar nga bashkëshortja.

