Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Kush është krahu i djathtë i Mziut dhe mbështetësi i flaktë i Bashës e Berishës që pranoi mandatin

15:58 / March 28, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
1553783901 bashamziunacut 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Krahu i djathtë i Xhelal Mziut, mbështetës i Lulzim Bashës e Sali Berishës në kauzat e opozitës, ka dalë kundër vendimit të djegies së mandateve, duke pranuar të futet në Kuvendin e Shqipërisë.

Korab Lita, zëvendëskryetar i Bashkisë së Kamzës, bastion i Xhelal Mziut që e drejton Kamzën prej tre mantesh, ka dorëzuar këtë të enjte në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, formularin e vetëdekalrimit. Pritet që në mbledhjen e radhës të KQZ-së ai të marrë zyrtarisht mandatin për tu betuar më tej në Kuvend. Korab Lita vjen nga lista e kandidatëve të PD-së në zgjedhjet parlamentare të 2017-ës, në qarkun e Tiranës, dhe pritet të zëvendësojë në Kuvend, aleatin e Bashës, Dashamir Shehin, kryetarin e LZHK-së.

Korab Lita bëhet kështu anëtari i 100 i parlamentit. Deri më tani, pa emrin e tij opozita e re në Kuvend ka 20 deputetë, ndërsa bashkë me 79 mandatet e mazhorancës kuvendi aktual ka 99 deputetë. 

Lita është mbështetës i fortë i PD-së çka e shfaq edhe në rrjetet sociale. E ka deklaruar gjithmonë hapur votën e tij për PD-në ku shfaqet në fotografi me dy gishta para kutisë së votimit. Ka marrë pjesë në protestën e opozitës kundër qeverisë në atë që u quajt çadra pra kryeministrisë. Ka foto të afërt me kryetarin demokrat Lulzim Basha, ndërsa nuk mungojnë edhe takimet miqësore duke konsumuar kafe në lokal në prani edhe të kryebashkiakut Xhelal Mziu. Raport të ngushtë duket të ketë edhe me ish-kryeministrin Sali Berisha, pasi nuk ka nguruar së shfaquri me foto një takim që ka pasur me ish-deputetin demokrat Berisha, në zyrën e këtij të fundit.  AI mban postin e zëvendëskryetarit të Bashkisë së Kamzës prej shkurtit të vitit 2016, por nuk dihet nëse njëjtë siç ka bërë Basha duke i përjashtuar nga grupi deputetët që ndenjën në Kuvend, Myslim Murrizin dhe Rudina Hajdarin, edhe Xhelal Mziu të marrë të njëjtin vendim ‘dënimi’ ndaj zëvendësit të tij.

  • 1553783604 korbalitabashaaa
  • 1553783901 bashamziunacut
  • 1553783901 cadraa
  • 1553783901 korabiii
  • 1553783901 korbalitabashaaa
  • 1553783901 meberinbukur
  • 1553783901 memziun
  • 1553783901 nacuu
  • 1553783901 republikaere

aleatin e Bashës Dashamir Shehin kuvend
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Zyrtare, Samiti i ardhshëm i NATO-s do të mbahet në Shqipëri! Rutte: Data do të vendoset më vonë

16:00 / July 8, 2026

Samiti i NATO-s, deklarata e përbashkët: 70 mld euro për Ukrainën. Irani nuk do ketë armë bërthamore

15:25 / July 8, 2026

Ish-deputetja e PS Marjana Koçeku kundër financimit të koncertit të Kanye West: 4 milionë eurot duhej të shkonin për zjarret, jo për spektakël

14:43 / July 8, 2026

Tjetërsimi i pronave në Dibër, arrestohet zv.drejtori i Kadastrës Daniel Gjura

14:31 / July 8, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.