Desantila Sollaku, 25-vjeçarja që humbi jetën në kanionin e Holtës me profesion fizioterapiste do të jetonte në Gjermani, por ngjarja e rëndë i preu jetën.
E reja kishte shkruar për të kaluar një fundjavë pranë bukurive natyrore, por ka mbetur viktimë në Kaionet e Holtës. Ajo shoqërohej nga vëllai i saj, Denisi, i cili sapo ishte kthyer nga Gjermania.
Burime në vendin e ngjarjes bëjnë të ditur se ndërsa pa motrën që po e merrte uji me vërshim, vëllai i saj është hedhur për ta shpëtuar. Bashkë me të dhe një i afërm i tyre, por nuk ia dolën dot. Trupi i 25-vjeçares u zbulua rreth 500 metra larg vendit, ku ishte marrë nga rrjedha. Mjetet e ambulancës, zjarrfikëset e Gramshit, polumbarët mbërritën në vendin e ngjarjes.