Seanca e sotme plenare do të nisë me betimin e dhjetë deptuetëve të rinjtë Kuvendit, katër nga PS, tre nga PD dhe tre nga LSI.
Këshilli për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetet u mblodh një ditë më parë për ti dhënë mandatin deputetëve të rinj, atyre të LSI dhe PD që kanë pranuar mandatin.
Lexo edhe- Nga kreu i FRESSH tek zv.ministrja, këta do të jenë deputetët e rinj socialistë
Ndërkohë do të mblidhet sërish sot për t’i dhënë mandatin dhe 7 deputetëve të tjerë.
DEPUTETET E RINJ NE KUVEND
PS
Eljo Hysko merr mandatin e Rakip Sulit
Adriana Jaku merr mandatin e Pjerin Ndreut
Florenc Spaho merr mandatin e Nuri Belbës
Ardit Konomi merr mandatin e Ilir Xhakollit
PD
Halil Valteri PD Tiranë
Selami Jenisheri PD Tiranë
Besnik Troplini PD Tiranë
LSI
Vasil Sterjovski LSI Korçë
Edmond Stojku LSI Tiranë
Suzana Topi LSI Elbasan
