Në stinën e vjeshtës dhe dimrit gripi sezonal pritet ti bashkangjitet koronavirusit dhe për këtë ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu tha se po merren masat për këtë sezon.
“Pergatitemi per te vijuar perballjen me epidemine e Covid, qe sipas strategjise po forcojme kapacitetet e testimit, gjurmimit, spitaleve e paralelisht me semundshmerine tjeter qe eshte po kaq e rrezikshme. Rrisim kapacitetet per vaksinimin e sigurt, ndaj gripit per grupet e riskuara”, tha Manastirliu.
Shefja e Epidemologjisë së ISHP-së, Silva Bino tha se kategoritë e rrezikuara që janë edhe me te prekshem nga Covid-19, jane “persona me sëmundje kronike, punonjësit shëndetësore, mësuesit apo kujdestarët për fëmijët si dhe fëmijët nga 2 deri 5 vjeç, sepse e trasnsmetojnë më shumë gripin”.
