Kodi Penal nuk do të ndryshohet vetëm për futbollin, por edhe për shëndetësinë. Kryeministri Edi Rama është takuar me mjekë e drejtues shërbimesh duke u ndaluar në dhunën ndaj bluzave të bardha.
Sipas Ramës dhuna është e patolerueshme dhe për këtë do të ketë ndryshime në Kodin Penal. “Askush nuk mund të thotë se nuk ka pasur ndryshme nga dje në sot. Kush nuk e sheh ndryshimin, ka nevojë për një kontroll te okulisti. E nëse te okulisti del në rregull nga sytë ka nevojë për psikolog, kjo është mëse e qartë, që ti dalë psikoza e negativitetit dhe e së keqes së hapur si vaj në lakra kanal më kanal e portal më portal.
Por askush nuk mund të justifikojë cënimet e siogurisë fizike. Nuk mundet që cënimi i sigurisë fizike të kthehet në një sport. Godit mjek për shkak të detyrë, goditë policin për shkak të detyrës, godit godit godit… duke vënë në pikëpyetje një nga gurtë e themelit të këtij sistemit, për të vendosur kufi mes lirisë së njërit dhe lirisë së tjetrit. Goditja për shkak të detyrës dënohet nga Kodi Penal”, tha Rama.
Madje ai shkoi më tej duke thënë se mungesa e ndëshkimit nga ata që kanë ushtruar dhunë ndaj mjekëve ka ardhur si pasojë e mosfunksionimit të gjykatave. “ Por fitojnë gjithmonë ata që duhet të ndëshkohen në fakt dhe humbasin ata që meritojnë drejtësi, për shkak të gjykatave që janë ende pengje të korrupsionit. Do bëjmë ndryshime në Kodin Penal. Minsitri e Drejtësisë ëshët duke udhëhequr këtë proces dhe goditja për shaka të detyrës do të hy në një fazë të re pamundësie për të thënë jo po i ra, jo po nuk i ra, jo po ishte pa mëndje… po bëjmë gati ndërhyrjen për mos kapërcimin e vijave. Kush i kapërcen hy në burg.
I kam parë të katër rastet e agresionit, i kam lexuar me detaje përshkrimet e skenave cfarë ishte duke bërë mjeku, cfarë i tha mjeku agresorit dhe ca përgjigje mori duke përfudnuar në spital. Kjo është barbai, që frymëzohet në një atmosferë ku dhuna duket si opsion demokratik, duke u komentuar dhe predikuar nga lloj lloj kadrish që shfaqen si opinionistë, analistë. Sot është momenti që t’i japim përgjigje këtij fenomeni në dy plane.
Çdo lloj dhune për shkak të detyrës do të marrë ndëshkime të ashpra, shumë të ashpra, të njëjtin proces po bëjmë me policinë e shtetit dhe me grupet e tjera të interesit. Bëmë tryeze me FSHF se aty është shfaqja ekzemplare e dhunës të pranuar kolektivisht si fatalitet e kështu me radhë”, tha Rama.