TiranaNewsTiranaNews
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Sporti
  • Teknologji
Të fundit

Familja mbretërore njofton ndryshimet e reja në mediat sociale për të festuar Jubileun Platinum të Mbretëreshës Elizabeth

00:01 / May 27, 2022

Mjekët paralajmërojnë: Shmangni përdorimin e tepërt të paracetamolit

23:55 / May 26, 2022

Tjetër arritje/ Adrola Dushi fytyra e re e NARS

23:48 / May 26, 2022

Ashpërsohen luftimet në Ukrainë, situatë e rëndë në rajonin e Donbas

23:41 / May 26, 2022

Doli para plumbave për të shpëtuar nxënësit e saj, bashkëshorti i mësueses vdes dy ditë pas ngjarjes

23:37 / May 26, 2022
Facebook Twitter Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Twitter Instagram
TiranaNewsTiranaNews
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Sporti
  • Teknologji
Abonohu
TiranaNewsTiranaNews
Politikë

Kuvendi që rrëzoi Berishën

20:36 / April 30, 20224 Min Lexim
Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
Shpërndaje
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Nga Mero Baze

Nuk është fjala për rrëzimin fizik të tij në skenë. Ajo mund t’i ndodhë çdokujt, por fakti që i ndodhi sot çiftit Berisha, është një shenjë që mund t’ia kishin kursyer vetes këtë Kuvend. Por ajo që ndodhi kur Berisha ishte në këmbë, është më e dhimbshme për të, se ajo që ndodhi kur ishte i rrëzuar mbi tapetin e Pallatit të Kongreseve. Ishte më e rëndë, pasi brenda 7 muajve atij i ra në tokë gjithë propaganda me të cilën tentoi t’i vërsulej SHBA-së duke u fshehur pas luftës me Lulzim Bashën.

Fillimisht i ra kauza e bashkimit të demokratëve, me të cilën ai tentoi të krijojë një betejë fals me Lulzim Bashën. Kuvendi i sotëm e ndau dhe më thellë PD dhe e la Berishën në pakicë, sa i përket forumeve drejtuese të partisë. Shumica e grupit parlamentar të PD, që është i vetmi institucion legjitim i Partisë Demokratike dhe i pakontestueshëm, refuzoi të marrë pjesë në Kuvendin e Berishës.

Kuvendi ishte një miting përmbyllës i foltoreve nëpër rrethe, pa asnjë përfaqësim legjitim dhe mbi të gjithë, me një bojkot që e bën atë një Kuvend që rrëzon “kauzën” e bashkimit të PD. Po ti shtosh pastaj dhe spektaklin e përjashtimeve të armiqve nga PD, e vulos tërësisht misionin e tij përçarës.

Bashkë me kauzën e bashkimit, Kuvendi rrëzoi dhe të ashtuquajturën “demokraci të brendshme”, pasi i ashtuquajturi Kuvend vazhdoi të mbështetet me zgjedhje të kontestuara në degët e rretheve, me një pjesëmarrje sa dhjetë për qind e anëtarësisë, dhe mbi të gjitha me një mungesë të plotë gare dhe rregullash loje. Thjeshtë janë emëruar disa kryetarë besnike të rinj të Sali Berishës, shumica vjetërsira të harruara në listat e anëtarësisë së PD.

Nga ana tjetër, Kuvendi që pretendoi të ishte një Kuvend rithemelimi, në fakt jo vetëm që nuk solli dot asnjë emër të ri, qoftë dhe si anëtar, por shërbeu si një miting riciklimi, ku njerëz të larguar nga PD që kanë krijuar parti të tjera, kthehen të përlotur a thua se larg Berishës nuk i la larguar Berisha. Në këta aspekt skena ngjante më shumë si ato skenat kur nusja kthehet në derë të babait, dhe mallëngjehen të gjithë me të qara, edhe pse e kanë martuar vetë larg.

Në fund të këtij Kuvendi, mund të themi se kemi një përpjekje serioze të Sali Berishës për të formuar partinë e tij të re, me emra të vjetër, fytyra të vjetra dhe mbi të gjitha, me të gjitha huqet e vjetra të tij, që nga përjashtimi dhe shkelja e rregullave, e deri tek linçimi i kundërshtarëve.

Nuk dua të flas pastaj mbi tezat putiniste të Berishës në fjalim, se nuk kam ndërmend ta marr aq seriozisht si alternativë pushteti, por thjesht si opozitë anti-perëndimore në vend.

Në fund të Kuvendit është një skenë me humor, kur ai i zgjat dorën dikujt që nuk e ka në krah. Është pak a shumë si ato skenat me të cilat bëjnë humor me presidentin Biden. Por nuk është tamam ashtu.

Këtij ne fakt i mbeti  dora në ajër, se nuk kishte kush t’i zgjaste  dorën. Është fundi i një njeriu që synoi të vërë një parti të tërë në shërbim të vetes së tij, por që sot në fakt u dëshmua se partia i ktheu krahët.

Kuvendi që nisi me rrëzimin e tij në skenë, u mbyll me një skenë që nuk kishte kujt t’i jepte dorën. Të dyja janë shenja të këqija, që tregojnë se nuk është koha e tij, nuk është vendi i tij dhe mbi të gjitha, PD nuk është më parti e tij. Përveç të ricikluarve.

Berisha kuvendi Mero Baze
Shpërndaje. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Postime te ngjashme

Vangjeli: Në shtator Berisha do të bëjë një lëvizje surprizë

22:53 / May 26, 2022

Bylykbashki: Do garoj për postin e nënkryetarit

22:37 / May 26, 2022

Presidenti/ Damian Gjiknuri: Do nxjerrim emër nëse do konsumohet raundi i tretë

22:16 / May 26, 2022

Berisha kryetar i PD, analisti Bushati: E shpëtoi opozitën nga të qenit kukull

21:55 / May 26, 2022
Shto koment

Lini një koment Cancel Reply

Kryesoret

I vuri zjarrin banesës së tij, dërgohet në spital 42 vjeçari

23:31 / May 26, 2022

Dy adoleshente dhe një invalid në Lushnje pësojnë aksident pasi i ndoqi policia me makinën që kishin vjedhur!

23:13 / May 26, 2022

Berisha non-grata/ Plas debati në studio mes analistëve, Lubonja-Zekthit: Ça informacionesh ke mo?

22:09 / May 26, 2022

Vrasja brenda komisariatit, çfarë tha polici dëshmitar

21:40 / May 26, 2022
Te fundit

Familja mbretërore njofton ndryshimet e reja në mediat sociale për të festuar Jubileun Platinum të Mbretëreshës Elizabeth

00:01 / May 27, 2022

Mjekët paralajmërojnë: Shmangni përdorimin e tepërt të paracetamolit

23:55 / May 26, 2022

Tjetër arritje/ Adrola Dushi fytyra e re e NARS

23:48 / May 26, 2022

Abonohu për më të fundit

Merni lajmet e fundit nga TiranaNews

Marketing
Tirana News
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube

Tirananews.al do të përçojë nga ju dhe për ju Shqipërinë, të djeshmen dhe të sotmen e saj. Lajme të paanshme, analiza të thelluara dhe argëtim i larmishëm

Facebook Twitter Instagram Pinterest YouTube

Abonohu për më të fundit

Merni lajmet e fundit nga TiranaNews

© 2022 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.