Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Kuvendi voton për anëtarët e Kushtetueses, Meta u kujton ligjin dhe flet për “marifete”

09:18 / November 11, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Ilir Meta Albania President
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Presidenti Meta i cil ndodhet në Forumin e Paqes në Paris në një status në rrjetet sociale teksa shpreson në zgjedhjen e anëtarit të Gjykatës Kushtetuese nga Kuvendi, flet edhe për “marifete të individëve të vebër dhe botimet kontrabandë në Fletoren Zyrtare”. Meta thotë se Presidenti e bëri detyrën e tij dhe e zgjodhi anëtarin e parë menjëherë, ndërkohë që kujton se krijimi i Gjykatës Kushtetuese është një nga nëntë kushtet e Bundestagut.

Presidenti po e ndjek me vëmendje këtë proces dhe do të shprehet menjëherë brenda 24 orëve për të zgjedhur anëtarin e tretë sapo Kuvendi të ketë shprehur vullnetin e tij, thuhet në postimin e Metës.

POSTIMI I METES

Të nderuar deputetë,

Sot është një ditë tepër e rëndësishme për të treguar përgjegjshmëri për të ardhmen europiane të Shqipërisë!

Ju e dini që krijimi i Gjykatës Kushtetuese është një nga nëntë kushtet kryesore të Bundestagut gjerman për çeljen e negociatave me Bashkimin Europian.

Kushtetuta e ka përcaktuar qartë radhën se si kryhen emërimet për anëtarë të Gjykatës Kushtetuese!

Presidenti i Republikës e zgjodhi anëtarin e parë të saj menjëherë !

Tani është radha e Kuvendit të zgjedhë anëtarin e dytë, edhe pse me vonesë!

Presidenti po e ndjek me vëmendje këtë proces dhe do të shprehet menjëherë brenda 24 orëve për të zgjedhur anëtarin e tretë sapo Kuvendi të ketë shprehur vullnetin e tij.

Ndaj ju lutem, gjeni pesë minuta kohë, lexoni nenin 179, pika 2 dhe 12 të Kushtetutës dhe nenin 86 pika 4/a/c të ligjit për Gjykatën Kushtetuese dhe veproni pa humbur kohë!

Sa për marifetet e individëve të verbër partiakë të sistemit të drejtësisë dhe botimet kontrabandë në Fletoren Zyrtare, do t’i zbardhim për ju dhe publikun pak më vonë, bashkë me mbledhjet e pazbardhura të KED!!!

Përshëndetje nga Forumi i Paqes në Paris!

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Elisa Spiropali thyen heshtjen: “Nuk ka pasur as propozim dhe as vendim formal për përjashtim”

22:55 / November 19, 2026

Dëmtimi i ambasadës holandeze dhe austriake në Kiev nga sulmet ruse, reagon ministri Ferit Hoxha

20:59 / November 19, 2026

Trump telefonon nga avioni i “Air Force One” “Koalicionin e Vullnetmirëve” në Berlin: Pse po i jepni miliarda të tjera Ukrainës…

20:19 / November 19, 2026

Rama mbledh të shtunën socialistët e Tiranës, nisin përgatitjet për zgjedhjet e 9 majit

19:18 / November 19, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.