Bledar Okshtuni mbeti i plagosur mbrëmjen e sotme në zyrat e Partisë Demokratike në qytetin e Kavajës. Okshtuni është personi që shikoni në foton e mëposhtme.
Aktualisht ai ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën ku po merr ndihmën e nevojshme mjekësore. Në vendin e ngjarjes ndodhet Grida Duma, ndërsa është nisur edhe kryedemokrati Lulzim Basha.
