Gjiko, një nga reperët më të njohur nga Kosova ka publikuar sot këngën e re, në bashkëpunim me Melindën, “X5”.
Krahas risive të këtij klipi në sy ra dhe një detaj i veçantë, kërcimi i Gjikos.
Reperi në shumicën e klipeve të tij shfaqet duke sjellë kërcime të reja dhe kështu ka ndodhur edhe me klipin “X5”. Menjëherë komentet kanë qenë të shumta për kërcimin e Gjikos i cili nuk është hera e parë që tërheq vëmendjen me lëvizjet e tij. Kujtojmë që edhe kërcimi në këngën “Si Bugatti” bëri bujë dy vite më parë.
