Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Futboll

Ky Partizan e kënaq Gegën, radhën tani e ka Dinamo e Zagrebit

20:25 / January 11, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
gegaaa
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Partizani barazoi në miqësoren e dytë në Antalia kundër ekipit të Antalyasporit dhe bëri edhe një paraqitje pozitive. Kështu mendon trajneri, Skënder Gega, që foli pas ndeshjes për kanalin zyrtar të klubit. Gega tha se në këto dy ballafaqime skuadra ka pasur mundësi për të fituar, por sipas tij, më shumë se sa rezultatet, i interson impenjimi i skuadrës dhe gjendja e lojtarëve. Për ndeshjen e fundit, kundër Dinamos së Zagrebit, Gega u shpreh se kjo do të jetë një ndeshje ku Partizani do të shohi vlerat e tij.

“Në pjesën e parë aktivizuam 90% të lojtarëve me moshën më të re. Jemi pas pesë ditësh në fazë përgatitore. Ekipi po performon jashtëzakonisht shumë mirë. Në pjesën e dytë futëm grupin kryesor, që kemi pasur gjatë dy fazave të para të kampionatit. Jam shumë i kënaqur pasi nga mënyra se si luajtëm e kontrolluam shumë mirë ndeshjen.

Në këtë ndeshje na mungoi Hebaj dhe Duka, ky i fundit për arsye shëndetësore. Besoj se jemi në rrugën e duhur, besoj se po zhvillohet shumë mirë stërvitja. Nuk kemi probleme fizike dhe shpresoj që të kthehemi në Tiranë me 100% të kapacitetit, sepse në këto dy ndeshje kemi treguar se mund të bëjmë shumë më mirë.

Po të shohim rezultatet besoj se të dyja ndeshjet mund të fitoheshin, ndoshta jo shumë të lehta. Në ndeshjen e parë u ndëshkuam nga një penallti ndoshta të paqenë. Gjithsesi nuk është e rëndësishme fitorja se sa performanca. Kurse sot në pjesën e parë u ndëshkuam që në pjesën e dytë”

Këtu shihet eksperienca e një grupi të ri. Kurse në pjesën e dytë ishte jashtëzakonisht e mirë. Si ato 45 minuta unë nuk e kisha parë asnjëherë ekipin. Është një fazë përgatitore, ato luajtën me dy grupe. Mënyra se si erdhi loja duhet të fitonim. Jam shumë i kënaqur, jam optimisit do shohim se si do shkoj në të ardhmen”

Kushtet janë shumë të mira, gjë që në Shqipëri ekipet e vuajnë. Asnjë gjë nuk kemi pasur, grupi po punon shumë mirë, e di për çfarë ka ardhur këtu. Shpresoj të vazhdojmë kështu. Unë besoj se çdo ndeshje miqësore është e rëndësishme. Ajo me Dinamon e Zagrebit do shohim dhe ne vlerat tona. Nuk janë rezultatet ato që përcaktojnë nivelet tona. Do marim më të mirën, do respektojmë kundërshtarin por qëllimi jonë është kampionati”, tha Gega.

https://www.facebook.com/partizaniclub/videos/754657571585494/

gega miqesore
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Shqipëri-Izrael/ Kërkohet goli i parë në miqësore, nis pjesa e dytë e takimit

21:40 / June 3, 2026

Miqësoret me Izraelin dhe Luksemburgun, Kombëtarja nis përgatitjet e saj

21:40 / June 1, 2026

Yamal për dëmtimin në kofshë: Kisha frikë se mos humbisja Kupën e Botës!

17:59 / May 31, 2026

Të gjithë skenarët, titulli kampion në dorë të Dinamos dhe… Egnatias

11:00 / May 31, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.