Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Laçi mposht Tiranën dhe futet në garë për titullin, ëndërron edhe Vllaznia

20:06 / May 17, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
tirana laci
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ky është më të vërtetë një sezon i pabesueshëm, i bukur apo jo, ky është një diskutim më vete, por pa diskutim është nga më konkurruesit në vitet e fundit. Dy javë përpara përfundimit të sezonit, nuk janë më dy ekipe në garë për titull por katër.

Rezultatet në javën e 34-të sollën skenarë të rinjë në garën për titull ndërsa të vetmit që dalin me kokën poshtë dhe djegin të gjithë sezonin janë kampionët në fuqi. Laçi dhurojë një surprizë të madhe duke mposhtur Tiranën në “Air Albania” me rezultatin minimal 0-1, një trepikësh i artë që i fut kurbinasit edhe një herë në garën për titull, fundja kreun është vetëm dy pikë larg.https://14a8604bfb2a48ac8e28e4db45d44edf.safeframe.googlesyndication.com/safeframe/1-0-38/html/container.html

Njëri i ndeshjes për bardhezinjtë ishte Mentor Mazrekaj, autori i një goli të çmendur nga goditja e dënimit. Tirana djeg në këtë mënyrë shansin e fundit për të shpresuar për një vend në europë, gjashtë pikë diferencë me Vllazninë dhe Laçin e bëjnë të pamundur këtë objektiv.

Rikthehet me prepotencë në garën për titull edhe shkodranët. Ekipi i Brdaric mposhti Kastriotin me rezultatin minimal 1-0 duke barazuar Laçin në kuotën e 60-të në tabelë, minus dy pikë nga Teuta dhe Partizani. Golin trepikësh për kuqeblutë e realizoi Dilaver ndërsa javën e ardhshme udhëtojnë në kryeqytet me një mision të madh, të synojnë triumfin ndaj Partizanit për të ëndërruar deri në fund titullin kampion. Një fitore të madhe në garën për mbijetesë në shifrat 2-0 arriti Skënderbeu kundër Apoloninë ndërsa Kukësi mposhti Bylis me rezultatin 2-1.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

U pezullua pas skandalit me certifikatat e COVID-it/ Zvicra ndryshon qëndrim për Granit Xhakën

21:18 / November 3, 2026

Tragjedi në futbollin spanjoll, ndërron jetë në moshën 30-vjeçare sulmuesi i Tenerife-s pas përplasjes së rëndë në fushë

10:47 / November 3, 2026

Momente paniku, futbollisti pëson arrest kardiak gjatë ndeshjes

21:00 / November 2, 2026

Granit Xhaka rikthehet te Zvicra, merr sërish shiritin e kapitenit pas pezullimit

14:18 / October 28, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.